LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ “Dorëzohet” Basha

5 Prill 2018, 09:01, Politikë CNA
Djegia e mandateve/ “Dorëzohet” Basha

Në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, me qëllim mosbindjen civile, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Vora, i pyetur për djegien e mandateve të deputetëve, është shprehur se çdo alternativë  është e hapur për të rrëzuar qeverinë.

?Të gjitha alternativat janë të hapura. Për momentin jemi dhe do të jemi në krah të qytetarëve?.

I pyetur nëse kjo protestë do të ndikojë në procesin e Integrimit, Basha ka thënë se e vetmja gjë që do të ndikojnë në këtë proces është qeveria, e cila sipas tij është e inkriminuar.

?E vetmja gjë që ndikon në procesin e integrimit, është kjo qeveri që ka privatizuar policinë, ka privatizuar gjykatat dhe që ka lënë kriminelët të lirë. Kjo qeveri e inkriminuar?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga