LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seanca për 23 protestuesit/ Rama tregon kush e ka shkruajtur vendimin gjyqësor

4 Prill 2018, 15:05, Politikë CNA
Seanca për 23 protestuesit/ Rama tregon kush e ka shkruajtur vendimin

Nënkryetari i LSI ?së Luan Rama e ka quajtur të turpshëm dhe të paravendosur politikisht, vendimin e Gjykatës për 23 protestuesit e Kukësit.

?Një vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht prej vetë Kryeministrit Edi Rama, i lexuar nga një e ashtuquajtur gjyqtare, mjerane dhe gjysmë e kërrusur, që më e pakta, në respekt të integritetit të vetë profesional, nuk duhej të pranonte të lexonte një vendim që nuk e ka shkruar vetë?, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht!

Në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë, sapo u shpall vendimi për 23 qytetarët nga Kukësi, të akuzuar pas protestës në rrugën e Kombit.
Një vendim i turpshëm dhe i paravendosur politikisht prej vetë Kryeministrit Edi Rama, i lexuar nga një e ashtuquajtur gjyqtare, mjerane dhe gjysmë e kërrusur, që më e pakta, në respekt të integritetit të vet profesional, nuk duhej të pranonte të lexonte një vendim që nuk e ka shkruar vete!
Paligjshmëria e një procesi politik, u konfirmua edhe sot me një vendim politik, fyes dhe provokues jo vetëm për kuksianët trima dhe bujarë, po për të gjithë qytetarët shqiptarë që lirinë e kanë të shenjtë!
Kur populli ka frikë nga qeveria, është tirani, kur qeveria ka frikë nga populli, është liri.
Eshtë koha për të zgjedhur lirinë!/CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga