Connect with Us

Itali/ Arrestohet shqiptari me kartë identiteti italiane të falsifikuar

Kronika

Itali/ Arrestohet shqiptari me kartë identiteti italiane të falsifikuar

Publikuar

-

Policia e Aeroportit të Katanias (Catania) arrestoi Indrit Dritën 25 vjec. Indriti u arrestua, sepse ai po përpiqej të imbarkohej në një avion, që shkonte për në Birmingam të Anglisë.

Indriti bleu biletën duke përdorur një kartë identiteti të falsifikuar, që realisht i përkiste një shtetasi italian.

Policia e Aeroportit të Katanias kishte shtuar masat e sigurisë në aeroport për të parandaluar cdo akt terrorist gjatë Pashkëve si edhe gjatë vizitës së pritshme të Papa Franceskut në jug të Italisë.

Indriti ra pre pikërisht e kësaj vigjilence të rritur në mjediset e aeroportit Sicilian. /Gjergj Thanasi /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pse po vonohet kaq shumë vendimi?/ Avokati i Tahirit zbulon arsyet

Publikuar

-

Nga

Avokati i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia, ka zbulua arsyet e vonesës prej gati pesë orësh të trupës gjykuese në dhënien e vendimit.

Në një prononcim për emisionin “Open”, Haxhia tha se vendimi i treshes së gjykatësve të Krimeve të Rënda do të jetë i plotë dhe përfundimtar.

“Jo, menduam se brenda orës 6 do të kishte përfunduar shpallja e vendimit, sepse menduam që do të kishte përfunduar vetëm dispozitivi. Trupi gjykues do ta shpallë vendimin të plotë dhe përfundimtar. E them me gjithë bindje që Gjykata nuk ka zgjidhje tjetër veçse të japë vendim pafajësie. Për mua pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ambasadës së SHBA është një garanci që i bëjnë këtij procesi dhe aq më mirë që janë në sallë. Ata e kanë krijuar bindjen e tyre që akuza e ngritur nuk solli asnjë provë të re”, u shpreh Maks Haxhia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Çfarë po ndodh tek Gjykata e Krimeve të Rënda

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar më shumë se pesë orë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka ende një vendim për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Tahiri ndodhet në holl në pritje të vendimit bashkë me avokatin e tij, ndërkohë që jashtë siç shihet edhe nga këto foto, kanë shkuar edhe shumë mbështetës të ish ministrit.

Trupi gjykues, Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit, që prej orës 12:30, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces.

Ndaj Tahiri, rëndojnë akuzat për 3 vepra të rënda penale: “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vajza 13 vjeç bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar, ku një vajzë 13 vjeç ka rënë nga ballkoni i katit të dytë  të banesës aksidentalisht.

Vajza është dërguar në spitalin e Gostivarit “Ferid Murat” me lëndime të shumta në trup.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./CNA.al

LEXO TE PLOTE