LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa ditë pas vdekjes, Stephen Hawking bën dhuratën e fundit për njerëzimin

4 Prill 2018, 09:53, Lifestyle CNA
Disa ditë pas vdekjes, Stephen Hawking bën dhuratën e fundit

Pasditen e së shtunës u mbajt funerali i shkencëtarit legjendar Stephen Hawking. 76-vjeçari ndërroi jetë më 14 mars dhe ceremonia e tij funebre u mbajt në Universitetin e Kembrixhit, pranë kishës St Mary the Great, më 31 mars.

24 orë pas varrimit, një institucion bamirësie në Kembrixh tregoi se ishte shkencëtari ai që i ndihmoi të shtronin një darkë të veçantë, në kuadër të Pashkëve, këtë vit.

Ka qenë FoodCycle në Kembrixh organizata që lajmëroi në Twitter se do të organizonin një darkë të veçantë Pashkësh. Kjo është një organizatë lokale, e cila merret me gatimin dhe ofrimin e ushqimit për njerëzit e varfër dhe pa shtëpi.

Kur njerëzit u mblodhën për drekën e shijshme, mësuan se i gjithë banketi kishte qenë një dhuratë nga familja e Stephen Hawking, në nder të shpirtit dhe kujtimit të tij.

FoodCycle shpërndau në rrjet foto të ushqimit që kishin shërbyer dhe shkruan:

Jemi shumë mirënjohës që familja Hawking bëri një dhurim të veçantë, në mënyrë që edhe ne të mund t’u ofrojmë një ushqim ekstra njerëzve të varfër këtu.

Ata bënë me dije se rreth 50 veta patën nderin të merrnin pjesë në ushqimin e dhuruar nga fizikani dhe shkencëtari i mirënjohur./CNA

Lajmet e fundit nga