LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet e aksionit opozitar/ Ja akset që bllokohen dhe sa orë

4 Prill 2018, 15:22, Aktualitet CNA
Detajet e aksionit opozitar/ Ja akset që bllokohen dhe sa orë

Opozita ka dalë hapur në mbështetje të protestave të qytetarëve dhe ka paralajmëruar mosbindje civile.

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës, e cila vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e 23 personave pas ngjarjeve të dhunshme në Kukës, dhe la në burg 11 prej tyre, opozita ka paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se do të bllokohen akset kryesore nacionale të cilat lidhin qytetet nga jugu në veri me Tiranën.

Mësohet se prej orës 10:00 deri në 13:00 do të bllokohet Vora, e cila bllokon hyrjen e automjeteve nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina.

Do të bllokohet Bradasheshi, nga ku bllokohet qarkullimi nga Elbasani, Korça, Librazhdi, Devolli, si dhe pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës, Qafë Botes dhe Kakavijës.

Do të jetë i bllokuar rrethrrotullimi i Plugut, që bllokon Lushnjen, Fierin, Tepelenën, Beratin, Gjirokastrën, Vloren dhe Sarandën.

Do të bllokohet Miloti, që bllokon Lezhën, Shkodrën, Kukësin, Tropojën, Burrelin dhe Dibrën.

Këto janë në fakt nyjet kryesore të lëvizjes në Shqipëri, të cilat opozita do të tentojë ti mbajë të bllokuara për tre orë duke bllokuar trafikun dhe qarkullimin drejt kryeqytetit. Këtë e quajnë një mosbindje civile, por në fakt nuk është e tillë, bllokimi i rrugëve në fakt është një protestë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga