Connect with Us

Deputetja socialiste provokon protestat: Tjetër thonë e tjetër bëjnë…

Aktualitet

Deputetja socialiste provokon protestat: Tjetër thonë e tjetër bëjnë…

Publikuar

-

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ishte e ftuar në rubrikën “Opinion” në televizionin News24, ku foli lidhur me protestën për tarifën në “Rrugën e Kombit” dhe aksionin opozitar për mosbindje civile. Ajo akuzoi Partinë Demokratike se kërkon të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa shtoi se opozita po nxit dhunën dhe urrejtjen sepse nuk ka asnjë vizion, asnjë shpresë se mund të vijë në pushtet me vota.

“Me të vërtetë nuk e kuptoj se ç’punë ka opozita e vendit dhe drejtuesit e saj të nxisin njerëzit. Ç’punë kanë këta deputetë të PD të dalin aty, të nxisin dhunë këtë nuk e kuptoj. Ndoshta kjo shpjegohet me faktin se kjo opozitë që nuk ka asnjë vizion, asnjë ide, asnjë shpresë që të vijë në pushtet me vota do ta marrë pushtetin me dhunë”,- deklaroi Spiropali.

Ajo komentoi veprimin e ish-kryeministri Sali Berisha dhe thirrjet e tij në mbledhjen e grupeve parlamentare të LSI-së dhe PD-së, ndërsa tha se ata vazhdimisht tjetër thonë e tjetër bëjnë.

“Deklaratat e tyre i njohim, tjetër thonë, tjetër të bëjnë. Janë përsosmërisht jokoherentë për ato që thonë dhe që bëjnë. Më treguese se ajo goditja e tavolinës me dorë, dalë nga mbledhja e PD-LSI unë nuk njoh. Në rast se do ta citoja zotin Berisha, liderin e vërtetë të PD-së ai tha se ne do të nxisim njerëzit. Përkthimi i vërtetë është ky që ‘ne nuk ja dalim dot me vota me këtë lider që ju kam bërë peshqesh, zotin Basha. Ne mund t’ja dalim vetëm duke nxitur vatra konflikti dhe duke përmbysur qeverinë’ sipas tij. Berisha vajti edhe më thellë në këtë pjesë, duke deklaruar në takime informale, duhet të djegim mandate etj. Shkurt, rroftë sebepi i kuksianëve që t’i përdorim si mishi për top. Kjo nuk ishte politikë, është portreti i përkufizuar e asaj që do të bëjë PD”, – tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Rritja e pagave të zyrtarëve të lartë nxit protesta/ Sindikatat kërcënojnë me grevë

Sipas saj dhuna në protestën që u bë në “Rrugën e Kombit” për heqjen e tarifës së rrugës, ishte e nxitur nga PD.

“Unë mendoj që aty ka elementë siç po del, por i takon prokurorisë të hetojë. Njerëzit që ishin aty për protestë paqësore është një gjë dhe opozita dhe njerëzit që nxitën dhunën, një gjë tjetër”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se procesi i dhënies me koncesion ka nisur që në kohën e PD. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësia kalimtare, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë.

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

LEXO EDHE:  Rritja e pagave të zyrtarëve të lartë nxit protesta/ Sindikatat kërcënojnë me grevë

LEXO EDHE:  Ja kandidatet e Bashkisë Lushnjë/ Osman Shehu rivali kryesor i opozitës



Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE