LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimet në Kukës/ Nano: Tahma e Ramës për të sunduar

4 Prill 2018, 20:20, Aktualitet CNA
Arrestimet në Kukës/ Nano: Tahma e Ramës për të sunduar

Analisti Mustafa Nano, është i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku po diskutohet tema e mbrëmjes: “Çfarë do të sjellë vendimi ndaj Kuksianëve?”

Ai u shpreh se i mbështet protestat e qytetarëve të Kukësit deri në momentin kur eskalon situata në dhunë.

Sipas Mustafa Nanos, e gjithë situata e krijuar dhe arroganca që tregon kryeministri Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një “tahma” për të sunduar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit të vijojnë të dalin në protesta, madje protesta të forta, por jo të dhunshme, pasi sipas tij vendimi i qeverisë është i gabuar. /CNA.al

Lajmet e fundit nga