LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Çfarë ka Grida dhe Salianji me Berishën?

3 Prill 2018, 07:47, Aktualitet CNA
Video-Çfarë ka Grida dhe Salianji me Berishën?

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike vijon të mbetet një ndër figurat më me peshë mes demokratëve. Në mbledhjen e djeshme të përbashkët mes grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Berisha i vendosur dhe me tone të forta thotë se do të dalin ditë për ditë dhe të motivojnë njerëzit.

?Ditë për ditë, ku të vendosim, ku të duam, t?i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që do drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij.

Mirënjohje të thellë lumianëve që bënë një shkundje, një tërmet, në vetëditjen tonë për t?u ngritur deri në ditën e fitores.?, tha Berisha.

Fjala e Berishës u prit me entuziazëm në grupin parlamentar dhe u duartrokit nga të gjithë deputetët, por bënë përjashtim dy deputetët e Lulit, Grida Duma dhe Ervin Salianji.

Të gjithë deputetët e përshëndeten me duartrokitje fjalën e ish-kryeministrit Berisha, vetem Duma dhe Salianji jo, duke mbajtur një qëndrim injorues ndaj fjalës së Berishës.

Çfarë kanë dy deputetët e Lulit, me liderin historik të PD?

Ndoshta Gridës nuk i pëlqen qëndrimi i kolegut!

Lajmet e fundit nga