LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e opozitës për mosbindje civile/ Balla: Basha i papërgjegjshëm

3 Prill 2018, 12:11, Politikë CNA
Thirrja e opozitës për mosbindje civile/ Balla: Basha i

Pas thirrjes së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për mosbindje civile, ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në një deklaratë për mediet, Balla ka thënë se Lulzim Basha është në fund të karrierës së tij politike, ndërsa Prokuroria duhet të rinisë hetimet duke hapur dosjen e Rrugës së Kombit për Berishën dhe Bashën.

Ndërsa përsa i përket LSI, Balla u shpreh se në vitin 2016, ka qenë ministri i saj, Edmond Haxhinasto që ka firmosur kontratën për vendosjen e tarifës.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

?Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, cështja e financimit rus.

Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi.

Procesi i reformës në drejtësi po ecën përpara dhe shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e Rrugës së Kombit, por kundërvenia ndaj procesit të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, referimet për rastin e parë dhe të tjerët që do të shkojnë në fund. Rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të dënohet nga të gjithë.

Një parti që vërshon të përdorë këtë rast për skenarë të mburojës që PD ka për hallet e veta nuk i bën mirë Shqipërisë.

I bëj thirrje PD, dhe pozicionimit momental të LSI, që në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje firmëtarët, tani na janë pozicionuar në krahun tjetër.

E pa imagjinueshme që dy parti shkojnë në dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, 1/3 rezultojnë me të shkuar kriminale, nga trafik droge, te vjedhjet dhe dhuna.

Dy parti që marrin përsipër të bëjnë avokatinë e tyre. Sjellja për mosbindjen civile?

Pasi banorët e Kukësit të kuptojnë që për ata ka trajtim të veçnatë përmes një abonoje, kjo është përpjekje për t?u përdorur për qëllime politike.

Pas dy javësh është momenti më i rëndësishëm i 10 viteve. Basha është në fund të karrierës politike dhe po mundohet të bëjë dëm Shqipërisë.

Historia e rrugës Durrës-Kukës duhet hetuar dhe rihetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga Basha dhe Berisha duhet të jetë për prokurorinë një element për t?u vendosur në hetim. /CNA.al

Lajmet e fundit nga