LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tarifa për "Rrugën e Kombit"/ Albin Kurti sulmon Ramën

3 Prill 2018, 18:18, Politikë CNA
Tarifa për "Rrugën e Kombit"/ Albin Kurti sulmon Ramën

Tarifa për ?Rrugën e Kombit?, e vendosur nga qeveria Rama, që ka hasur në kundërshti nga qytetarët kuksianë dhe ata të zonave përreth, tashmë ka sjellë dhe reagimin e politikës kosovare.

I ftuar në emisionin ?Jeta në Kosovë?, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është shprehur kategorikisht kundër taksimit të “Rrugës së Kombit”.

Sipas Kurtit, kjo ishte koha më e keqe për të taksuar  ?Rrugën e Kombit?, pasi Kosova po kalon një situatë të vështirë në lidhje me Serbinë.

Gjithashtu Kurti ka thënë se tarifa e vendosur është shumë e lartë dhe populli është kryesisht i varfër.

Për Albin Kurtin, kjo taksë e ngjashme me një gjobë për kuksianët dhe kosovarët. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga