LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Del zbuluar ‘kasapi’ trafikant/ Zbardhen kodet që përdorte për shitjen e kokainës

3 Prill 2018, 07:57, Kronika CNA
Del zbuluar ‘kasapi’ trafikant/ Zbardhen kodet që përdorte

Paratë e mbledhura nga droga, ai i investonte për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri.

Kështu ndodhte me një 33-vjeçar shqiptar i cili ra në prangat e policisë italiane, pasi zbriti në aeroportin e Genovas.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge,shkruan ?Liguria notizie?.

Gjatë kontrollit të ushtuar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë dhe 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.

Hetimet treguan madje kodet që përdorte banda, teksa bënte porositë për marijuanën dhe kokainën, raporton Panorama.

Sipas policisë, biznesi i ?mishit? i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Bifteku ?fiorentin?, ?brinjë? dhe ?fileto? do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e me radhë.

Lajmet e fundit nga