Connect with Us

Berisha i kundërpërgjigjet sulmit të Ramës/ Ja, mesazhi që i dërgon

Aktualitet

Berisha i kundërpërgjigjet sulmit të Ramës/ Ja, mesazhi që i dërgon

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i është kundërpërgjigjur menjëherë sulmit të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm.

Me ajë të një postimi në rrjetet sociale, Rama akuzonte opozitën për vënien e zjarrit dhe kaosin që u shkaktua në Rrugën e Kombit.

Berisha i është kundërpërgjigjur në distancë, duke postuar në rrjetet sociale, fjalimin e djeshëm të mbajtur në mbledhjen e grupit  parlamentar të PD –së, ku bënte thirrje për mosbindje civile.

Postimi i plotë i Berishës:

Pjesë nga fjala ime dje ne mbledhjen e zhvilluar ne PD me Opozitën e Bashkuar! sb

“Unë them që nuk ka më asnjë lloj pengesë, por motivoni njerëzit. Të kemi një drejtim nëpërmjet një shtabi që do të drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij (Ramës). Edhe njëherë mirënjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritu ederi në ditën e fitores.
Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një gjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues i këtij vendi cilido të ketë qënë ai. Tani çfarë është problem? Problemi është që ne duhet të betohemi njëherë me veten tonë. Një betim duhet ta bëjmë dhe betimi duhet të jetë që nuk i ndahemi deri sa ta rrëzojmë pushtetin e tij. Dhe të jeni të sigurtë që kur e bëjmë këtë betim këta që jemi këtu dhe kur t’i marrim edhe të tjerët që të bëjnë këtë betim, ai vetëm po hipi në qiell, se nuk ka ku shkon pa rënë bashkë me narkoshtetin. Ai e ka tejkaluar çdo të drejtë. Se për të qëndruar për të mbajtur një pushtet për të mbajtur një gjë duhet të kesh të drejtën me vete. Ai ke shkelmuar cdo të drejtë kundra nesh dhe kundra qytetarëve të thjeshtë që ai urren, sepse ai është rritur në bollëk dhe nuk e di se çfarë është varfëria. Me një të rënë të lapsit ai ia preu bukën e fëmijëve 20-30 mijë familjeve. Ai s’e di se me një dynym tokë nuk siguron as bukën e 3 muajve.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Publikuar

-

Nga

Chris Gadi i bashkohet Egnatias. Mesfushori 29 vjeçar ka  gjetur marrëveshjen me klubin dhe do jetë në dispozicion të ekipit qysh nesër. Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Marseille, apo Lok.Plovid. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe eksperiencën me Charleroi. Karrierës së tij i shtohen edhe Etar dhe Spartak Pleven. Egnatia synon që të sigurojë qëndrimin në elitë.

LEXO EDHE:  Sherri Meta-Rama për Ministrinë e Jashtme/ Flet Majlinda Bregu

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Punësim vetëm duke u regjistruar anëtare e PS!



“Welcome Chris GADI ! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia ! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym. Charleroi etj . Nesër futbullisti i bashkohet ekipit . KF Egnatia” – shkruan klubi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  Duma nxjerr zbuluar Ramën/ Si i gënjeu banorët e Laçit për spitalin e shembur nga tërmeti

LEXO EDHE:  “Do të thahet territori dhe do të popullohet ajri!”/ Fuga ironizon projektet ajrore të Ramës

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE