LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha spektator në rrahjen Mziu-Strazimiri

3 Prill 2018, 17:02, Aktualitet CNA
Basha spektator në rrahjen Mziu-Strazimiri

Një incident i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike, në kohën kur Lulzim Basha kishte mbledhur kryetarët e PD-së në rreth për të diskutuar lidhur me aksionin e kësaj partie pas protestës për “Rrugën e Kombit” dhe shpalljen e mosbindjes civile si aksioni më i fundit opozitar.

CNA.al, raportoi ngjarjen ku kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu dhe deputeti i PD-së Gent Strazimiri, pas një debati me tone të larta, shprehje fyese, është ngritur dhe i ka “kërcyer” në fyt Strazimirit, e ka qëlluar me grusht dhe i ka grisur edhe pulovrën.

Është dashur ndërhyrja e deputetëve që të qetësojnë situatën dhe të ndajnë dy personat e përfshirë ne sherr.

E gjithë kjo skenë aspak e pëlqyeshme ka pasur spektator dhe është zhvilluar në prani të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ky incident tregon edhe një herë se sa peshë dhe respekt kanë vartësit ndaj kryetarit të PD-së. Gjatë kohës që Luli drejtonte mbledhjen mbledhjen, ka ndodhur edhe ky incident a thua se ishte arenë luftimi e jo një mbledhje e PD. /CNA.al

 

Grushte në PD/ Kryebashkiaku rrihet me deputetin

Detajet nga rrahja Xhelal Mziu – Gent Strazimiri

Zbulohet arsyeja e rrahjes Strazimiri – Xhelal Mziu

Lajmet e fundit nga