Kronika
Zjarri tek ish-frigoriferi/ 8 zjarrëfikëset në vendngjarje, ja situata aktuale

Zjarri i madh që përfshiu pak më parë një magazinë tek zona e ish-frigoriferit, raportohet të jetë vënë nën kontoll nga forcat e shumta zjarrëfikëse, që shkuan në vendin e ngjarjes.
Nga të dhënat mësohet se brenda magazinave tregëtoheshin materiale elektrike, çka është bërë shkak për përshkallëzimin e situatës.
Policia raporton se dëmet materiale janë të shumta, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që shkaktuan flakët, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CAN.al