LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhen pyetjet e provimit/ Anulohen notat e 1.6 milionë nxënësve

2 Prill 2018, 21:50, Kuriozitete CNA
Vidhen pyetjet e provimit/ Anulohen notat e 1.6 milionë nxënësve

Pasi është zbuluar se janë vjedhur pyetjet e provimit në Indi, të cilit duhej t?u nënshtroheshin 1,6 nxënësve të shkollave të mesme u janë anuluar rezultatet.

Sipas medias lokale, pyetjet e klasave të 12-ta për kontabilitetin dhe të klasave të 10-ta për matematikën janë vjedhur dy ditë para provimeve dhe u janë shpërndarë disa nxënësve nëpërmjet rrjeteve sociale në shkëmbim të parave.

Në kuadër të hetimeve të nisura pas denoncimit se janë vjedhur pyetjet e provimeve, deri më tani janë ndaluar 32 persona.

Policia njofton se personat të cilët kanë vjedhur pyetjet e provimeve, ua kanë shitur disa nxënësve në shkëmbim të rreth 50-60 eurove.

Pasi është mësuar se pyetjet janë vjedhur, janë anuluar provimet e kontabilitetit dhe të matematikës për 1,6 milionë nxënës.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se për një kohë të shkurtër do të japin njoftim për provimin e ri.

Nxënësit në Indi shkojnë në universitete në bazë të këtyre notave dhe për këtë arsye notat që merren në provime kanë një rëndësi të madhe.

Lajmet e fundit nga