LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike/ 23-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në vend

2 Prill 2018, 06:50, Kronika CNA
Tragjike/ 23-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shkodrës, ku një 23-vjeçar është vrarë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Hot të ri, ndërsa viktima është Kolë Fermosi, 23 vjeç.

Autori i vrasjes është Kristian Shkambi 24 vjeç, i cili është arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të castit mes të rinjve brenda në një lokal, nga ku më pas ata kanë dalë jashtë ambienteve të lokalit dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Pas debateve, 24-vjeçari Kristian Shkambi ka goditur me thikë në zemër Fermosin, duke e lënë të vdekur në vend.

Lajmet e fundit nga