Connect with Us

Protesta para Drejtorisë së Policisë/ Procedohen 8 qytetarë

Kronika

Protesta para Drejtorisë së Policisë/ Procedohen 8 qytetarë

Publikuar

-

Tetë qytetarë që morën pjesë në protestën e sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë proceduar penalisht me pretendimin se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme.

Protesta që nisi pasditen e djeshme ishte vazhdim i tubimit në Kukës, ku qytetarët kundërshtuan tarifen për Rrugën e Kombit, ndërsa aksioni vijoi edhe sot.

Qytetarët, mbështetur edhe nga deputetë të opozitës qëndruan para ambienteve të Drejtorisë së Policisë, ndërsa kërkonin lirimin e 23 qytetarëve të arrestuar pas protestës së dhunshme në Kukës.

Protestuesit me pankarta në dorë dhe me thirrjet ‘Rama ik, rinisën aksionin e tyre që në orën 9:00 të mëngjesit të sotëm, por policia nuk e ka gjykuar të drejtë veprimin e tetë prej protestuesve.

LEXO EDHE:  Udhëtonin të armatosur/ Qytetarët denoncojnë të rinjtë

Komisariati nr. 3
Më datë 02.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit A.T., A.L., G.Gj., B.P., B.Gj., E.P., E.H., dhe A.K., vjeç 46, 30, 30, 38, 49, 35, 46 e 39, pasi dyshohet se në rrugën “Sami Frashëri”, në hyrjen kryesore të DVP Tiranë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në lidhje me arrestimin e disa personave të ndaluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 262 i Kodit Penal.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Kamioni përplas qytetarin që udhëtonte me biçikletë

Publikuar

-

Nga

Bie nga skela/ Dërgohet në gjendje të rëndë 55 vjeçari në Pogradec

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Mësohet se një kamion ka përplasur një qytetar që ishte duke udhëtuar me biçikletë. Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Rreth orës 13:55, në rrugën “Jordan Misja” mjeti kamion me drejtues E. K., rreth 37 vjepç, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin G. R., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve“, njofton policia/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Informalitet dhe krime mjedisore/ Arrestohen 7 persona në Korçë

Publikuar

-

Nga

Prokurorja që hetoi oficerët e Policisë

Vijon puna për goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, konkretisht specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për evidentimin, parandalimin e goditjen e informalitetit dhe krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

Nga strukturat e mësipërme, u referuan materialet hetimore pranë Prokurorive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasit A. M., 63 vjeç, A. Sh., 49 vjeç, E. M., 34 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, banues në Korçë dhe Pogradec, pasi këta shtetas në bizneset e tyre (bar-kafe, fast-food, piceri) në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, ushtronin aktivitetin tregtar, pa lëshuar kuponin tatimor.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në fushën e druve në pronësi të tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 m sterë dru zjarri, pa leje.

LEXO EDHE:  Korrupsioni në portin e Vlorës/ Zbulohet skandali i radhës i Xhafajt

LEXO EDHE:  Korrupsioni në politikë/ Mijëra rumunë “pushtojnë” rrugët

Si edhe shtetasit E. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe R. M., 52 vjeç., banues në fshatin Osnat, Pogradec, të cilët u kapën me mjetet e tyre duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Identifikohet një nga viktimat në Kolonjë/ Policia jep detaje për aksidentin e rëndë

Publikuar

-

Nga

Policia e Lushnjës jep detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në Kolonjë, ku humbën jetën babë e bijë.

Policia njofton se mjeti tip “Twoyta” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari Xh. O., me të bijën, ende të paidentifikuar.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE