Connect with Us

Përfundon mbledhja e grupit të LSI/ Kryemadhi kërcënon Ramën

Aktualitet

Përfundon mbledhja e grupit të LSI/ Kryemadhi kërcënon Ramën

Publikuar

-

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në të cilën është diskutuar për qëndrimin që do të mbajë LSI ndaj qeverisë dhe protestës.

Në një dalje për mediet, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është shprehur se ajo dhe forca që përfaqëson është në mbështetje të protestave të çdo qytetari.

“Mbështet të gjithë qytetarët dhe protestuesit në të gjithë Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ngritur kundër regjimit skllavërues që ai po instalon së bashku me, bandat e krimit që e sollën në pushtet.”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

Më tej ajo tha, “Dënojmë me forcë deklaratën e tij dhe fjalorin prej një rrugaçi ndaj vëllezërve tanë kosovarë.”, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballej me një kërkesë për përjashtimin e tij nga Kuvendi për gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Po ashtu ajo u shpreh se do të kërkonte një hetim të kontratës me koncesionarin.

Kryemadhi i bëri thirrje Prokurorisë ta hetojë me paanësi ngjarjen në fjalë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

I nxehti vazhdon edhe në Gusht/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në muajin e ardhshëm. Parashikohet se me datën 1 Gusht, temperaturat do të ngjiten derim 42 gradë Celsius.

Ndërkohë që ditët e fundit të muajit Korrik priten të mbyllen me temperatura të larta gjithashtu, deri në kufirin e 40 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili e quan Edi Ramën “armik publik”

LEXO EDHE:  Basha përsërit veten/ “Nuk do të ketë kompromis dhe zgjedhje me Edi Ramën”

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

Publikuar

-

Nga

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet”, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

LEXO TE PLOTE