Connect with Us

Mbledhje e përbashkët PD-LSI/ Zbulohet qëndrimi i Bashës dhe Berishës

Aktualitet

Mbledhje e përbashkët PD-LSI/ Zbulohet qëndrimi i Bashës dhe Berishës

Publikuar

-

Ndërkohë që vijon mbledhja e përbashkët e dy grupeve parlamentare në opozitë PD-LSI, janë zbardhur disa detaje lidhur me diskutimet që po bëhen. Sipas burimeve nga PD, mësohet se dy partitë më të mëdha opozitare në vend po planifikojnë nisjen e protestave popullore kundër rritjes së taksave.

Burime nga PD bëjnë me dije se kreu i PD-së Lulzim Basha ka theksuar, “Është momenti për të qenë në krah të njerëzve” dhe se do tu bëhet thirrje qytetarëve që të mos paguajnë disa taksa dhe tarifa.

“Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Thirrje qytetarëve për të mos paguar taksën e Rrugës së Kombit, taksën e karburantit, taksen e rritur të pronës, të biznesit të vogël, tarifën e rritur të ujit. Në këtë situatë ku Rama e futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por duhet të lidhemi me qytetarët. Duhet të jemi në krah të njerëzve. Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Ne nuk çojmë kërkesë për leje në polici. Do ta kërkojmë kur të jetë arrestuar Olsi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri”, mësohet të ketë thënë kryedemokrati Basha.

Të njëjtat burime theksojnë se në mbledhje ka folur edhe ish-kryeministri njëherësh lideri historik i PD, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar kryeministrin Rama “barbar të vërtetë”, dhe se protestat do të vijojnë deri në përmbysjen e kësaj qeverie.

LEXO EDHE:  Seancë dhe protestë/ Sot rrethohet parlamenti

“Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në radhë të parë kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Kjo është mosbindje me vendosmërinë që ta nisim dhe nuk kthehemi më”,- është shprehur ish-kryeministri Berisha. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Publikuar

-

Nga

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Myslim Murrizi vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare, duke i quajtur “hajdutë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shpërthen kundër atyre, që sipas tij kundërshtojnë propozimin që SPAK të fillojë hetimet e politikanëve, që nga viti 1991.

Qenkan merzitur shume dhe paskan debatuar fort hajdutet se nga cili vit duhet të filloj SPAK-u hetimet!

Nuk paskan qene dakort qe te filloj qysh nga viti 1991!!!

Po pse nuk jeni dakort o hajdute te babezitur????

Po ja e zeme so po e fillon 10 vjet me vone. Pra nga viti 2001, ju prap hajdute keni qene edhe nga kjo kohe.

Po ta fillojë nga viti 2005 a mendoni se keni qene te pastert nga ky vit??

Po mire le ta filloj nga viti 2009, çfare ndryshon per ju???

Pa le po e filloi nga viti 2013, kur u sulet si qent per gjah, çfare do shohin Shqiptaret.

Per sojin qe ka qeverisur Shqiperine ne keto 30 vite neokomunizen, asnje pike rendesie nuk ka se nga cila periudhe duhet te filloj SPAK-u hetimet, sepse ju jeni e njejta tufe hajdutesh te pa ngopur që jeni tallur me Shqiptaret 30 vjet rresht sikur “luftoni” njeri-tjetrin dhe keni 30 vjet qe rreth 30 individe pa karakter pa moral pa dinjitet, vidhni bashke”-shkruan Murrizi.

Më tej, Murrizi thekson se nuk ka nevojë të hetohen për 30 vite. Sipas tij mjaftojnë edhe 30 orë tiu bësh llogarinë e kostos së jetësës së atyre që kanë qeverisur në 30 vite në Shqipëri, dhe ska gjykatë që iu bën derman.

LEXO EDHE:  Tensionohet situata në Korçë/ Plagoset shefi i rendit dhe tre policë

LEXO EDHE:  Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Per te hetuar babezine tuaj, bemat tuaja, vjedhjet tuaja, pa ngopshmerine tuaj, hipokrizine tuaj, paturpesine tuaj, mashtrimet tuaja, nuk ka nevoje fare per 30 vite.

Ju mjafton tu hetosh, survejosh, pergjosh, vezhgosh, tu besh llogari koston e jeteses vetem 30 dite, apo 30 ore gjithsej dhe nuk ka gjykate e posaçme qe ju ben derman.

Sepse soji juaj nuk ka orar pertypje, por vetem ha çdo moment

Ha pa pushuar kurre çdo gje qe ju kap dora, syri, xhepi dhe percillni ne stomak çdo lloj pislliku te kesaj bote ne babezine tuaj te pashoq

Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAK-ut do ti duhej vetem 30 minuta per secilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEG-ut, para TEG-ut, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit.

Pa le kur “ ustallaret” matane oqeanit tu verifikojne te tjera pasuri jashtë Shqiperise, atehere burgu do ju duket si hotel Sheraton”-përfundon postimin e tij Myslim Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

Publikuar

-

Nga

Partitë në pushtet LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit në një takim mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.

Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale”, tha lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev. Kryeministri ka potencuar se qëllimi i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është që në bashkëpunimin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës.

“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, u shpreh Zaev.

Reagon opozita për koalicionin parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka komentuar koalicionin parazgjedhor të shpallur në mes BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhjet lokale duke thënë se lideri i BDI-së Ahmeti siç duket është i frikësuar nga ASH opozitare, pasi që nuk pranoi sfidën e ASH-së që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa kalkuluar në votat e partive maqedonase.

“Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalim ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Sic duket ka frikë”, tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela.

Mosmarrëveshje edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Partitë opozitare kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre afatet kushtetuese rregullojnë datën e zgjedhjeve në përputhje me mandatin e fundit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se çdo datë tjetër përveç 17 tetorit, bie ndesh me Kushtetutën.

“Zgjedhjet lokale nuk caktohen në bazë të dëshirës së cilit do lider, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në përputhje me datat e parapara në ligj dhe Kushtetutë. Ky afat është 17 tetori, çdo datë tjetër përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Antonio Milloshoski deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:  Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

LEXO EDHE:  “Nuk e di kush është kryetari i opozitës”/ Topi sulmon Bashën, s'kursen as Ramën

Opozita shqiptare është e gatshme për zgjedhje në cilëndo datë të tetorit, por thotë se pas kërkesës për shtyrje të zgjedhjeve fshihet frika nga euforia e regjistrimit të popullsisë.

“Ata kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh euforinë që ka regjistrimi tek shqiptarët dhe kjo eufori do të shkojë në drejtim të opozitës. Regjistrimi qoftë në diasporë ose në vend është i mishëruar me faktin se ndryshimi duhet të ndodhë tek shqiptarët dhe ajo eufori që ndodh në regjistrim do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale” – thotë Skender Rexhepi, deputet i ASH-AAA-së.

Për BDI-në cilado datë e zgjedhjeve është e pranueshme. Integristët nuk do të ndërhyjnë në negociatat mes partive politike.

Bujar Osmani,

“Ne si BDI nuk kemi dilema në sukseset e këtyre zgjedhjeve dhe për ne është pak e rëndësishme data e zgjedhjeve. Ua lëmë partive tjera të merren vesh për datën e zgjedhjeve, kurdo që pajtohet ne do t’i mbështesim”, – thotë Bujar Osmani nga BDI.

Edhe partia “E Majta” vlerëson se data kur duhet mbajtur zgjedhjet lokale është 17 tetori dhe çdo datë tjetër mund të jetë element vlerësimi në Gjykatën Kushtetuese.

LSDM është e gatshme të pranojë cilëndo datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon partia opozitare VMRO- DPMNE.

“Ne e propozuam 31 tetorin, nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin e popullsisë, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin”, thotë kryeministri Zoran Zaev./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-ministri i Ramës kundër Reformës në Drejtësi/ Sfidon ambasadorët, mesazhi për opozitën 

Publikuar

-

Nga

Reforma në drejtësi

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka dalë kundër Reformës në Drejtësi, për të cilën thotë se as reformë nuk mund të quhet, por “deformë”.

Sipas Manjanit, ajo çfarë ka sjellë kjo e ashtuquajtur Reformë në Drejtësi, janë vetëm vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori.

Gjithashtu Manjani sfidon publikisht ambasadorët e huaj në vendin, tonë, ndërsa thekson se nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Nuk ka reformë që zgjat. Përndryshe nuk quhet reformë.

Kaluan 5 vjet dhe ende nuk i duket fundi.

Në asnjë përkufizim koncepti, libër apo leksion menaxhimi nuk e quan dot reformë një veprimtari të tillë.

Reformë quhet një transformim i menjëhershëm përmirësues i sjelljes apo veprimtarisë së një institucioni.

Por 5 vite, plus nuk dihet sesa vite të tjera, nuk ka lidhje me fjalën “menjëhershëm”. Aq më pak vakumet e tmerrshme në gjykata e prokurori të quhen përmirësim.

Mund ta quash sistem, rregjim por jo reformë. Enver Hoxha, fjala vjen, sundoi me plane 5 vjeçare…

Kjo që u bë ishte një deformim, jo reformim.

Ishte dhe mbeti një veprimtari politike që goditi persona jo fenomene. U konceptua kështu dhe ashtu u zbatua.

Kjo është një deformë që po krijon një kastë gjykatësish e prokurorësh që veprojnë nën presion dhe jo të pavarur.

Nëse kjo deformë diplomatikisht quhet sukses, le të guxojnë këta dilpomatë, që shesin sukses në mediat tona, ta prezantojnë në vendet nga ata vijnë.

Na hapën barkun me histori virtuale suksesi.

E kuptoj që ata avokatojnë disa miliona dollarë që shitet si ndihnë, por mund të jenë njëkohësisht edhe avokatë të miliona njerëzve në Shqipëri që duan e presin drejtësi.”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Porti i Durrësit/ Rama: Do ndryshojë thelbësisht ekonominë, po vjen epokë e re

LEXO EDHE:  Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

Më tej, ai thekson se dështimi nuk mund të shitet pafundësisht si sukses.

Deforma nuk quhet dot reformë.

Dhe të mos pranosh deformën është qytetari. Mesa dimë edhe në Perëndim kështu quhet: qytetari.

Ndaj nuk më plas fare për arsyetimin idiot se kush na qenka kundër kësa mrekullie, qenka edhe kundër perëndimit. Nuk më

plas sepse është spekulim me idenë e perëndimit dhe të demokracisë.

Vijoj të mbetem i bindur se shqipërinë e do më shumë shqiptari, sado kriminel të jetë.”-thekson ish-ministri.

Po ashtu Manjani i drejton edhe një mesazh opozitës, ndërsa shkruan se nuk duhet të japë konsensusin për ti  zgjatur jetën kësaj “deforme”, sikurse e cilëson ai.

Nejse, se po u japim më shumë vemendje ambasadorëve sesa punëve tona.

Unë nuk jam që opozita të japë konsensus për ti zgjatur jetën kësaj deforme.

Jo pa bërë më parë një vlerësim të plotë e të detajuar përse vendimi konsensual i para 5 viteve u shndërrua në deformimin e dytë më të rëndë në historinë e shtetit tonë, pas drejtësisë dhe shtetit komunist.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE