LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi përjashtimin e Ramës nga Parlamenti/ Ngjela "sulmon" Kryemadhin: Flet kot, gjysmat e rrugëve...

2 Prill 2018, 15:35, Politikë CNA
Kërkoi përjashtimin e Ramës nga Parlamenti/ Ngjela

Pas deklaratës për mediet e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga Palrmaneti, si pasojë e fjalorit të përdorur ndaj protestueve, ka reaguar avokati Spartak Ngjela.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Ngjela ka akuzuar Kryemadhin, duke thënë se këto nuk janë gjë tjetër veçse Show-e politike, pasi vetë ajo zotëron gjysmat e rrugëve dhe i ka në banka.

Ngjela ka thënë se këto janë ndërthurje të korrupsionit, ndërsa përjashtimi i Ramës nga Parlamenti është thuajse i pamundur pasi, të majtët kanë mazhorancën.

“Flasin kot, Kryemadhi ka gjysmat e rrugëve, i ka në bankë. Këta i nxorrën nga Kukësi se e bënë vetë rrugën me tarifë.  Janë duke bërë show. Të majtët kanë mazhorancën. Nuk janë gjë tjetër veçse ndërthurje e korrupsionit. Nuk merrem me ta”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga