LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-lajm/ Shkodra braktis Bashën

2 Prill 2018, 10:20, Aktualitet CNA
Foto-lajm/ Shkodra braktis Bashën

Në Shkodër është mbajtur sot ceremonia përkujtimore në nderim të 2 prillit 1991, kur gjatë një proteste u vranë katër vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Në kuadër të kësaj dite, PD organizoi në Shkodër një ceremoni përkujtimore në nderim të katër të rinjve të vrarë në këtë masakër.

Por ajo që bie në sy është fakti se në këtë ceremoni përkujtimore moren pjesë jo më shumë se 200 njerëz, duke demonstruar hapur një refuzim ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ashtu sikurse është e dukshme edhe në foton e siguruar nga CNA.al, qytetarët e Shkodrës kanë braktisur Bashën.

Ngjarja e 2 prillit 1991

Më 2 prill të vitit 1991, në qendër të Shkodrës u vranë katër djem të këtij qyteti. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, u qëlluan për vdekje nga forcat e policisë. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili sot është kreu i Kuvendit të Shqipërisë.

Pak kohë pas ngjarjes, të katër viktimat u nderuan me emrin ?Dëshmorë të Demokracisë?, ndërsa me një vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit, 2 Prilli do të ishte dita e ?Dëshmorëve të Shkodrës?.

Lajmet e fundit nga