LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë: Anika surprizon Shivain, por pëson incident, ja ç’do ndodhë këtë seri

2 Prill 2018, 12:44, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë: Anika surprizon Shivain, por pëson incident, ja

Prianka i lidh byrzylykët vëllezërve dhe Shivait. Somja përlotet dhe kujton vëllain e saj. Omkara i fshin lotët Somjas dhe i thotë t?i lidhë byrzylykun sikur të ishte vëllai i saj. Ata përqafohen. Omkara dhe Rudra i lidhin byrzylykë edhe Shivait. Gjyshja buzëqesh kur i sheh. Anika kthehet në shtëpi dhe i kërkon falje Sahilit që e qëlloi. Ata pajtohen. Rudra i tregon Shivait se Omkara dhe Ridima janë ndarë.

Shivai shkon të flasë me Omkaran dhe i thotë të flasë me Ridimën pasi ata kanë 3 vite bashkë. Anika i thotë Sahilit se sot kuptoi që Shivai nuk është një njeri i keq. Sahili e këshillon të bëhet shok me Shivain dhe t?i japin fund armiqësisë. Anika thotë se nuk do t?i flasë më keq Shivait. Somja qan dhe kujton vëllain. Rudra shkon tek ajo dhe mundohet ta qetësojë por zihen sërish me njëri tjetrin.

Anika shkon në shtëpinë Oberoi dhe kërkon për Shivain. Ajo fillon ta gjëmojë Shivain kudo ai shkon nëpër shtëpi por nuk ka guxim t?i flasë. Ridima takohet me Omkaran dhe i kërkon edhe një shans. Ata përqafohen. Rudra shkon në shkollë dhe mundohet të bëjë për vete Romin. Pinki i kërkon falje Xhanvit dhe pajtohen.

Anika bën një kek për Shivain. Omkara i thotë se kjo është mënyra më e mirë për t?i dhënë fund zemërimit mes tyre. Ajo shkon me kekun për tek Shivai. Ai është duke folur në telefon pranë pishinës. Anika ndez fishekzjarrin dhe afrohet për të surprizuar Shivain. Në këtë moment ai hedh shallin rreth qafës dhe shalli prek fishekzjarren dhe merr flakë. Anika e shtyn Shivain në pishinë që ai mos të digjet. Shivai del nga pishina me nerva.

/CNA.al

Lajmet e fundit nga