LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha i vendosur: Qeveria do të rrëzohet

2 Prill 2018, 20:29, Aktualitet CNA
Berisha i vendosur: Qeveria do të rrëzohet

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, është shprehur i vendosur që qeveria Rama do të rrëzohet. I ftuar në emisionin “Debati” në Channel One të gazetarit Roland Qafoku, tha ndër të tjera se situata aktuale tregon se qeveria e ke djegur mandatin e saj.

I pyetur se si do të rrëzohej kjo qeveri, tha: “Ata që vendosën flamurin e fitores në Kalimash, ashtu nuk ka vend në Shqipëri që nuk do të vendosë flamurin e saj. Opozita është e vendosur për mosbindje civile me të gjitha format. Qeveria e ka kaluar dhjetëra apo qindra herë tejkalimin e të drejtës së saj.”

Më tej ai theksoi se, “Edi Rama i ka fyer shqiptarët si kurrë ndonjëherë dhe i ka përzënë ata nga vendi si asnjëherë më parë. Sot nuk ka një njeri që merret me problemin, që nuk beson që pas ngarkesës së Durrësit është vetë Edi Rama, sepse nuk mund të lëvizë një ngarkesë e tillë pa dijenin e Kryeministrit.”

Berisha pas akuzave ndaj Ramës lidhur me drogën e kapur në Durrës, dha se ajo u kap nga “Rapiscan” e jo nga policia.

“Drogën e kapi djaloshi i ndërgjegjshëm i përkushtuar i “Rapiscan”, kompani të cilën Rama u mundua medoemos ta largonte nga vendi.” /CNA.al

Lajmet e fundit nga