Connect with Us

2 prilli/ Basha në Shkodër: Vrasjet, akt hakmarrje kriminale

Politikë

2 prilli/ Basha në Shkodër: Vrasjet, akt hakmarrje kriminale

Publikuar

-

PD organizon sot në Shkodër ceremoninë përkujtimore në nderim të viktimave të masakrës së 2 prillit 1991, ku në qendër të Shkodrës u vranë katër djem të këtij qyteti. Me 2 prill 1991 Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, u qëlluan për vdekje nga forcat e policisë.

I pranishëm në këtë ceremoni përkujtimore, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se “27 vite më parë diktatura në frymën e saj të fundit preu në lulen e rinisë katër djem plot endrra për Shqipërinë Europiane. Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekes dhe Nazmi Kryeziut.

Gjithashtu kreu i PD, tha se “Sot është rasti të kujtojmë edhe bindjen tonë të thellë të cilen e përsërisim vit pas viti se rrasa e varrit nuk është fjala e fundit për heronjtë të cilet do jetojnë në përjetësi me vepren e tyre”.

LEXO EDHE:  “Boll më!”/ Basha tregon çfarë po ndodh me investimet për kujdesin shëndetësor

Kreu i opozitës theksoi se emrat e tyre i kujtojnë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë çmimin e shtrenjtë të demokracisë, me të cilin krenohet Shkodra.

Ndër të tjera, Basha deklaroi se vrasja e tyre ishte padyshim një akt hakmarrje kriminale e regjimit që po rrëzohej.

Ngjarja e 2 prill të vitit 1991: 

Më 2 prill të vitit 1991, në qendër të Shkodrës u vranë katër djem të këtij qyteti. Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, u qëlluan për vdekje nga forcat e policisë. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili sot është kreu i Kuvendit të Shqipërisë.

Pak kohë pas ngjarjes, të katër viktimat u nderuan me emrin “Dëshmorë të Demokracisë”, ndërsa me një vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit, 2 Prilli do të ishte dita e “Dëshmorëve të Shkodrës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi për Berishën/ Mustafaj ‘i heq barrën’ Bashës, si ta përjashtojë nga grupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, ka komentuar çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin SHBA ka kërkuar që PD ta largojë nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e “Radarit Informativ”, ish-ministri i Jashtëm propozoi që vendimin për fatin e Sali Berishën, pa debat me votim të fshehtë, ta marrë Këshilli Kombëtar dhe grupi i PD-së.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtoja nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së.



LEXO EDHE:  FOTOT/ Arrestohet në Shkodër përgatitësi i minave me telekomandë

LEXO EDHE:  Basha te “Lëndina e lotëve”/ Ndez qiri për të kujtuar të larguarit nga Korça

Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët.

Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  FOTOT/ Arrestohet në Shkodër përgatitësi i minave me telekomandë

LEXO EDHE:  “Shqipëria në krizë shprese”/ Basha gjen “diagnozën”

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE