LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video - Policia rrethon Kukësin/ Berisha kërcënon Ramën: Largo falangat e krimit se...

1 Prill 2018, 16:13, Aktualitet CNA
Video - Policia rrethon Kukësin/ Berisha kërcënon Ramën:

Pas protestës së djeshme të zhvilluar në afërsi të tunelit të Kalimashit, kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” të vendosur me vendim qeverie, protestë e cila kaloi në përdorim dhune dhe në shkatërrimin e trarëve ku do të bëhej pagesa për rrugën, policia ka zbarkuar në Kukës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video të gjendjes aktuale, ku duken forcat e shumta të policisë të cilat kanë zbarkuar dhe “rrethuar” Kukësin.

Berisha shkruan: “Edvini vazhdon terrorin ne Kukes!

Me kete rast, duke denoncuar qendrimin e tij armiqesor ndaj Kuksit, i them Norieges largo urgjent fallangat e krimit nga qyteti i revoltes popullore sepse koshi i plehrave te historise te pret! sb” /CNA.al

Lajmet e fundit nga