LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama del jashtë kontrollit/ “Sulmon” mediet

1 Prill 2018, 09:49, Politikë CNA
Rama del jashtë kontrollit/ “Sulmon” mediet

Pas protestës së ditës së djeshme në ?Rrugën e Kombit?, ku qytetarë të Kukësit, por jo vetëm, protestuan për heqjen e tarifës, ka nxjerrë në një tjetër deklaratë për shtyp, kryeministrin Edi Rama.

Në këtë deklaratë Rama nuk ka nguruar të vijojë sulmin e tij kundrejt medieve dhe gazetarëve, duke i quajtur ato kazan dezinformimi.

?Në kushtet kur ka dezinformim, nga një kazan, duhet që të dalim dhe të sqarojmë ata qytetarë të cilët, kanë qenë dje në protestë se kundërshtojnë tarifën, por kanë qenë kundër zjarrvënies. Asnjeri nga ju këtu se ka lexuar kontratën dhe kjo është për të ardhur keq?.

Më tej Kryeministri Rama ka vijuar me sulmin kundrejtë protestuesve të cilët i ka quajtur ata vandal.

?Ata nuk janë qytetarë, qytetarët nuk venë zjarre, nuk  shkojnë me benzinë me vete, nuk shkojnë me shkopinj.

Ata që vunë zjarr dje, ata do flasin para prokurorëve dhe gjykatësve.

Kush shkon me benzinë me vete në protestë, ata meritojnë të quhen vandalë.

Kushdo që do të ngrejë dorën kundër ligjit, do të marrë ndëshkimin e merituar kushdo që ta bëjë këtë?. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga