Connect with Us

Puçi i Erdoganit kundër Haradinaj, më i dokumentuar se ai i Gulenit kundër Erdoganit

Aktualitet

Puçi i Erdoganit kundër Haradinaj, më i dokumentuar se ai i Gulenit kundër Erdoganit

Publikuar

-

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shpallur armik nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili po ashtu e ka kërcënuar se do ta rrrëzojë nga pushteti. Reagimi pasoi shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe drejtuesit të AKI nga kryeministri Haradinaj, pas rrëmbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, të cilët në mënyrë të paligjshme u transferuan në Turqi, nën akuzat se janë terroristë.

Deklarata e Erdoganit për Ramush Haradinaj, është shumë e rëndë, për fatin e shtetit të Kosovës. Fakti që presidenti i Turqisë e ndjen veten Sulltan në Kosovë dhe mendon se mund të emërojë dhe të shkarkojë kryeministra, është një moment reflektimi i fortë, të cilin nuk mund ta kalojmë më me humor.

Kjo deklaratë është një arsye për të gjykuar se një vend i pasigurtë dhe pa standarte demokratike si Turqia, mund të vërë në rrezik orientimin perëndimor të shqiptarëve, nëse influenca e tyre mbi klasën politike është e madhe.

Dhe në këtë rast në Kosovë, ai duket se po operon si një nxitës i një grushti shteti. Paradoksalisht, ai po ndërhyn në jetën e brendshme politike në Kosovë, dhe po kërcënon për “grusht shteti”, ndërkohë që po kërkon të arrestojë disa mësues, të cilët i konsideron politikisht bashkëpunëtorë të një grushti shteti në Turqi.

Pra, ky njeri që po çmend gjithë botën duke kërkuar të arrestojë çdo mbështetës të kundërshtarit të tij politik, të cilin e akuzon për grusht shteti, vetë kërcënon me grusht shteti një vend të pavarur, vetëm se kryeministri, i pafuqishëm për të ndalur rrëmbimin e të akuzuarve, ka reaguar i dëshpëruar duke bërë disa shkarkime zyrtarësh. Nëse ka një tentativë të vërtetë për grusht shteti, më e besueshme dhe e faktuar është kjo e Erdoganit kundër Haradinajt, se sa ajo e Gulenit kundër Erdoganit, për të cilin deri tani kemi parë vetëm filma, por jo fakte.

Në këtë rast, ka shumë rëndësi reagimi ndaj tij. Reagimi nga Kosova është i matur, por kjo nuk vjen aq nga urtësia e tyre diplomatike, por nga fakti se Kosova është një shtet i kapur nga biznesi i Erdoganit. Ata kanë nën kontroll ndërmarrjet më të mëdha publike të Kosovës, të privatizuara për pak lekë dhe shumë ndere, dhe po ashtu ka prodhuar raporte personale me udhëheqës politik, të cilët i ka hipnotizuar me autoritetin e tij, që u duket si një garanci pushteti në Kosovë.

Kjo reflektohet qartë tek konferenca për shtyp e presidentit Hashim Thaçi, i cili me të njëjtin fjalor si të Erdoganit, i konsideroi terroristë pesë mësuesit dhe një mjek turk, që u rrëmbyen dhe ju dorëzuan Turqisë, edhe pse ata nuk kishin kaluar asnjë faze gjykimi në instancat gjyqësore të Kosovës.

LEXO EDHE:  Ballkani i trembet ngadalësimit të investimeve prej krizës në Turqi

Kjo është arsyeja që reagimi nga Kosova, duket si i matur, por në fakt është i tulatur, pasi realisht Turqia është ulur këmbëkryq atje dhe ka kapur politikën e lartë, shtetin dhe ekonominë.

I njëjti rrezik ekziston dhe për Shqipërinë. Marrëdhëniet e forta personale të kryeministrit Edi Rama me Erdoganin, po përdoren aktualisht për të tërhequr disa investime të mëdha turke në Shqipëri, siç është kompania ajrore me flamur shqiptar dhe një aeroport në Vlorë, por pas tyre, Edi Rama njësoj si Kosova, do të përballet me kërkesa të papranueshme, siç është ajo për ekstradim të shtetasve turq që janë në Shqipëri, mbështetës të Gulenit, apo manira të tjera të Sulltanit për rajonin. Do të ishte vetëvrasëse edhe për Shqipërinë, nëse nevojën për investime do ta shkëmbente me shitje parimesh dhe shkelje të standarteve të një vendi që synon të anëtarësohet në BE dhe më keq akoma, do të ishte zhytje në një varësi të rrezikshme politike që reflekton paranojat e një lideri të destabilizuar. Shqipëria mund të bëjë dhe pa një kompani ajrore të saj, dhe pa një aeroport në Vlorë, por jo pa standartin e një vendi që synon Perëndimin. Ajo ka më shumë nevoja për standarte lirie  që e çojnë drejt Perëndimit, se sa për standarte biznesesh që e mbajnë të lidhur me Erdoganin.

Së fundi, desha të sqaroj dhe presidentin Thaçi, se reagimi i ashpër që ka ardhur nga disa gazetarë nga Shqipëria për rrëmbimin e gjashët shtetasve turq në Kosovë, mes të cilëve unë isha ndoshta më i ashpër, u bën nder shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë, pasi u ruan nderin që politikanë si Thaçi ua shitën tek Erdogani.

Reagimi im, por dhe i kolegëve të mi, nuk ka lidhje me ata që dogjën Shqipërinë në vitin 1997, por me ata që po i vënë zjarrin Kosovës në 2018, duke e kthyer në një Vilajet të Erdoganit dhe duke dëshmuar se nuk meritojnë të jenë shtet i pavarur, pasi janë shtet i pasigurt. Më 1997, më afër me ata që dogjën Shqipërinë ishte vetë Hashimi, se sa unë dhe kolegët e mi. Por Shqipëria e ka tejkaluar vitin 1997 si një ëndërr të keqe, por ajo që po ndodh në Kosovë, është më keq se viti 1997, pasi nuk është luftë mes shqiptarëve për para e pushtet, por përpjekje për t’i futur në luftë shqiptarët, për paratë dhe pushtetin e Erdoganit./TemA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Haradinaj para seancës së Kuvendit/ Nuk do të vinim pa patur 80 votat “pro” demarkacionit

LEXO EDHE:  Ballkani i trembet ngadalësimit të investimeve prej krizës në Turqi

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Tomuschat: Haradinaj rrezikohet vetëm nëse ka akuza të reja

LEXO EDHE:  Tomuschat: Haradinaj rrezikohet vetëm nëse ka akuza të reja

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: