Connect with Us

Protesta për “Rrugën e Kombit”/ Rusia i “hakërrehet” Ramës

Aktualitet

Protesta për “Rrugën e Kombit”/ Rusia i “hakërrehet” Ramës

Publikuar

-

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar një hapësirë protestës së djeshme kundës tarifës për “Rrugën e Kombit”, protestë e cila eskaloi në përdorimin e dhunës dhe shkatërrimin e vendpagimit të tarifës së rrugës.

Një ndër mediet që i ka kushtuar rëndësi zhvillimeve të fundit është edhe ajo ruse, “Sputnik”, e cila e ka titulluar shkrimin e marrë nga media serbe “Tanjug”, si: “Shqiptarët po luftojnë kundër shqiptarëve në kufirin me Kosovën”.

Ky artikull ka pasqyruar me detaje ngjarjes në “Rrugën e Kombit” ndërsa si duket është përdorur si hakmarrje ndaj qeverisë shqiptare, pas dëbimit të diplomatëve rusë, për të cilën shprehet se ka humbur kontrollin e situatës.

LEXO EDHE:  Çështja “Xhafaj”/ Deputeti austriak “shuplakë” qeverisë

“Tensionet që u ngritën dje për shkak të taksë së të ashtuquajturës “Rrugë të Kombit”, që lidh Prishtinën me Tiranën, tani është kthyer në një luftë midis policisë dhe qytetarëve të Shqipërisë. Qytetarë nga Kosova u ftuan gjithashtu në këtë protestë nga Tirana.

Kamionistët Kosovës çuan 150 mjete bosh në pikën kufitare të Morinës me Shqipërinë, në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë shqiptare për të filluar më 15 prill taksën mbi autostradë,”- shkruhet ndër të tjera në artikull. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Hapja e listave e domosdoshme”/ Topollaj: Ja çfarë po kërkon opozita

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj thekson se hapja e listave zgjedhore është e nevojshme për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollandërsa komenton propozimin e opozitës parlamentare, shkruan se ajo kerkon nje sistem propocional me konkurrim rajonal, me prag kombetar.

“Propozimi per hapjen e listave eshte shume i qarte dhe i nevojshem per Shqiperine.

Opozita eshte shume e qarte ne projektamendamentin e saj per hapjen e listave. Kerkon nje sistem propocional me konkurrim rajonal, me prag kombetar.

LEXO EDHE:  “Rama të përfundojë në Lanë”/ Berisha thirrje për protesta

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Luftë kryeministrit Rama/ Protestat i takojnë popullit

Qe do te thote qe pavaresisht se partite konkurojne me kandidate te caktuar neper rajone, cdo subjekt qe kalon pragun fut ne parlament deputete ne perputhje me rezultatin e saj kombetar.
Cdo gje tjeter vetem sa e thellon edhe me shume pabarazine e votes sepse ndalon koalicionet dhe eshte krejtesisht i pavlere.”-shkruan Topollaj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-“Nuk është lojë, rrezikohet jeta!”/ Infermierja kujdeset për pacientin me simptoma të rënda

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto nga spitali Infektiv, ku infermierja po kujdeset për një nga pacientët me për simptomat e rënda të virusit.

Manastirliu tthekson se kjo nuk është lojë pasi rrezikohet jeta sepse sëmundja është tinzare.

“Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare! A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi: Respekto distancën! Vendose maskën!
Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Rrëfimi rrëqethës i vajzës së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë/ Isha 16-vjeç kur më dhanë kokainë…

Publikuar

-

Nga

Rrëfimi rrëqethës i vajzës së abuzuar seksualisht në Fushë-Krujë/ Isha 16-vjeç kur më dhanë kokainë…

17-vjeçarja nga Kruja, e cila denocnoi një ditë më parë një grup djemsh që sipas saj e kanë droguar dhe e kanë abuzuar seksualisht, ka rrëfyer detaje nga ngjarja.

Në një rrëfim për “Neës 24” e mitura tregon se është abuzuar seksualisht, droguar e më pas shfrytëzuar si prostitutë, ndërsa i bëhej presion se do t’i trafikonin edhe motrat nëse nuk iu bindet urdhrit të tutorëve.

“Jam abuzuar seksualisht që kur isha 16 vjeçe. Me jepnin droga të forta dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie me ta. Shpesh herë edhe më dhunonin fizikisht. Më parë kam konsumuar hashash. Kur festova ditëlindjen e 16-të një djalë që më ngacmonte më dha kokainë. Ajo më bënte të mos isha e përgjegjshme për veprimet e mia. Jam shfrytëzuar si prostitutë për 8 muaj. Para akteve seksuale që kryheshin pa vullnetin tim më jepnin drogë. Ata shfrytëzonin faktin që babai im ishte në burg. Kanë tentuar të më trafikojnë edhe në Greqi. Shpesh më kërcënonin se do abuzonin seksualisht dhe do trafikonin motrat e mia nëse unë i denoncoja”,- rrëfen vajza.

LEXO EDHE:  “Ky është krim”/ “Shpërthen” ish-ministri i Ramës: Po na sundojnë “dashnorët” e ndërkombëtarëve

LEXO EDHE:  Deputeti i PD mesazh të veçantë për durrsakët/Nesër fillon beteja e madhe!

E ndërsa rrëfen, ajo ka një apel për të gjitha bashkëmoshataret e saj, që të mos ketë të njëjtin fat: “Kam qëndruar 3 muaj në një qendër rehabilitimi në Vlorë. Tani jam e pastruar nga droga dhe u bëj apel gjithë bashkëmoshatarëve të mos i besojnë askujt por vetëm familjarëve. Vetëm ata ta duan të mirën”./CNA.al

LEXO TE PLOTE