Connect with Us

Një përgjigje Andi Bejtës/ Kundër biznesit apo kundër Ilir Metës dhe LSI

Aktualitet

Një përgjigje Andi Bejtës/ Kundër biznesit apo kundër Ilir Metës dhe LSI

Publikuar

-

Gazetari me eksperiencë, një nga drejtuesit e medieve kryesore në vend, Andi Bejtja, ka pasur një reagim sot disi ekstrem dhe pak të çuditshëm për natyrën e tij. Megjithëse kjo sjellje nuk mund të çudisë për faktin se Andi kohët e fundit nga dashuria e madhe që ka për LSI-në, partinë e më të pasurve dhe më hajdutëve më të mëdhenj të këtij vendi, tani ka filluar dhe të na tregojë histori për oligarkë apo biznese. Ne në asnjë rast nuk duam të mbrojmë këta që quhen oligarkë, por edhe Andi nuk mund të kalojë në një thirrje ekstreme për të bojkotuar biznesin.

Andi bën thirrje që të mos blihen apartamente, të mos merret naftë e të tjera thirrje si këto, por një pyetje për Andin: Ku ta blejmë apartamentin? Pse a oligarkë janë ata që ndërtojnë pallate dhe apartamente? Nuk janë oligarkë, janë ndërtues dhe të tillë kanë me qindra, që kanë me nga 20 apo 30 vjet eksperiencë.

Nga ana tjetër, Andi Bejtja, nuk mund të bëjë thirrje të tilla sepse, ai është vetë në familje biznes. A do të duhet që pastaj këta ndërtuesit në Tiranë, këta biznesmenët e Tiranës të bojkotojnë zyrën dhe shërbimin që ofron një familjarë i afërt i tij. A do t’i vinte mirë Andit, që dikush të bënte thirrje braktiseni filan shërbim tek filan noter, mos shkoni tek ai noteri atje, mos shkoni tek ky avokati këtu, mos shkoni tek kjo zyra këtu, bojkotoni këtë televizionin që e drejton Andi, mos e ndiqni nga pas Andin?

Në fakt ajo që duhet bojkotuar është LSI-a, LSI e 5-katëshit dhe tavllave, LSI që paguan gazetarë për të bërë të tilla qëndrime. Është kjo LSI si parti dhe këta gazetarë që paguhen nga kjo forcë politike për të tilla qëllime kriminale. Njerëz të mirëpaguar që kanë miliona lekë. Njerëz që merren me biznes dhe që kanë vetë biznes, sulmojnë biznesin a thua se jemi në kohën e Enverit, a thua se jemi në kohën qoftëlargut.

Turpësisht sot Andi Bejtja, nuk bëri atë sjellje që duhet si një gazetar me përvojë, pra të shihet përtej hundës së LSI-së, hundës së Ilir Metës, apo hundës së Monika Kryemadhit. Përtej kastës së oligarkëve të vërtetë politikë, që fillojnë nga ilir Meta, me 30 vjet eksperiencë në politikë, që është bërë një miliarder, pa pasur asnjë ditë asnjë aktivitet biznesi dhe asnjë aktivitet tregtar. Po Petrit Vasili, po Monika Kryemadhi? Po Edmond Haxhinasto? Po Nasip Naço? Po çeta tjetër e banditëve gjobaxhinjë te LSI? Pse nuk flet Andi Bejtja për ta?

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin

Ka edhe një detaj tjetër që Andi ne nuk na e thotë. Ai sulmon biznesin duke e quajtur oligarkë, kanë produkte dhe kanë shërbime, nuk janë oligarkë, janë biznesmenë e biznesi nuk duhet sulmuar në asnjë mënyrë, e në qoftë se tek “Rruga e Kombit” ka një taksë që sipas Andi Bejtës apo ndonjë Andi tjetër, mund të quhet e gabuar dhe qëndrimi i djeshëm quhet vlerë, këtë përgjegjësi e ka qeveria dhe vetëm qeveria. Nuk ka përgjegjësi asnjë biznes, asnjë biznesmen tjetër në Shqipëri, për këtë kaos që ndodh në këtë vend. Përgjegjësinë politika e ka kasta politike të cilës turpësisht Andi Bejtja i shërben me një thirrje thuajse banale, të neveritshme, të cilën kurrsesi në Evropë apo botë, në një vend të qytetëruar, një gazetar me eksperiencë nuk do ta bënte. Ai do të mbështeste biznesin, do të mbështeste tregun e lirë, do të mbështeste zhvillimin.

Në fakt në Shqipëri duke pirë një gotë verë me Ilir Metën apo Petrit Vasilin, mund të sulmosh apo abuzosh egërsisht me biznesin, dhe këtë e bëri sot Andi Bejtja. Pas e pas shumë kolegëve dhe miqve të tij të cilët sot janë disa miliarderucë të vegjël, që kanë fituar duke i shërbyer politikës këto 30 vite, duke u lëpirë sa tek Rama, sa tek Berisha, sa tek Meta apo tek Basha nesër.

Kjo është historia e tyre, por historia e tyre nuk mund të ndalë kurrë biznesin dhe zhvillimin e biznesit, sado të sillen si mercenarë të pavlerë të ndonjë force politike.

Media ku paguhet Andi Bejtja a është pronë oligarku apo financohet nga oligarkë. A i shërben vetë Andi kësaj oligarkie dhe pasi ka humbur në tavëll me Petrit Vasilin sulmon nga inati biznesin në Shqipëri?

Qetësohu miku ynë, tjetër biznesi, tjetër media e tjetër kazani dhe tepsia e LSI-së.

Më mirë do të ishte që shqiptarët të bojkotojnë marrjen e parave nga Monika. Apo vetë gazetarët që i shërbejnë kësaj kaste të qelbur politike të ndalen, së mbushuri xhepat me zarfet e politikanëve hajdutë që ju shërbejnë ditë e natë. Do ishte më mirë që ndoshta edhe të thoshte që mos të japin bizneset miliona tek Lapsi i Andit tjetër.

Në rast se do oligarkë të vërtetë Andi Bejtja, ai e ka emrin Ilir Meta. Shqiptarët duhet të bojkotojnë Metën e Monikën jo Bejtën që në fakt e ka si shërbim që të ftohet në dominonë e radhës nga Petrit Vasili se Iliri ka punë të tjera. Këto shërbime i ka dhuratë dhe Bejtja ja jep ofertë falas. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Shënim/ Ilir Meta zbulon tradhëtinë e Monës

LEXO EDHE:  Masat kufizuese pa rezultat/ Revoltohet ish-ministri i Shëndetësisë: Boll me ‘fake’ zgjidhje!



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Vasili tregon qëllimin kryesor të opozitës

LEXO EDHE:  “Zoti e ruajtë Edi Ramën”/ Paralajmëron Meta: Të japë dorëheqjen, nëse nuk tërhiqet…

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hoxhaj: Me mbështetjen e Rusisë, Serbia po kërcënon gjithë rajonin

Publikuar

-

Nga

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talks” shprehet se veprimi i qeverisë “Kurti” për vendosjen e reciprocitetit për targat është i duhur. Ai thotë se fakti që një gjë e tillë nuk është zbatuar pavarësisht marrëveshjes prej 2011, tregon se sa e paqëndrueshme është ‘status quo-ja’ në Kosovë.

Sipas z. Hoxhaj ka ardhur momenti për të zgjidhur problemet mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo mund të arrihet përmes rimodelimit të dialogut dhe krijimit të një momentumi të ri.

“Mendoj se është koha e fundit të rimendohet se si dialogu të riformatizohet dhe flitet vetëm për njohje të ndërsjellë dhe diskutohet vetëm për çështje teknike”, shprehet z. Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm theksoi se situata e krijuar nuk është një test për vetë Kosovën dhe Serbinë por edhe për Rusinë dhe Perëndimin.

“Padyshim që zhvillimet e fundit kanë dhe dimensionin gjeopolitik. Kërcënimet ushtarake të hapura të Serbisë, mobilizimi i ushtrisë dhe lëvizja afër kufirit me Kosovën si dhe gjuha kërcënuese nga Vuçiç dhe prania e vetë ambasadorit rus në një kazermë ushtarake në jug të Serbisë flasin se gjitha kjo është një test dhe për raportet mes Perëndimit dhe Rusisë ndaj duhet një vendosmëri më e madhe e BE dhe SHBA”, deklaroi z. Hoxhaj.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Metës/ Kuvendi depoziton në Gjykatën Kushtetuese vendimin

LEXO EDHE:  Byroja rrëzoi kërkesën e LSI/ Vasili "sulmon" Ramën: Ky bastard nuk duhet …



Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës i lidh zhvillimet në Kosovë edhe me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi ku serbët provokuan nisjen e një konflikti civil dhe sipas tij Rusia dhe Serbia po kërkojnë të rikthejnë ndikimin në rajon.

“Vuçiçi nuk besoj se reagon vetëm në emër të Serbisë dhe padyshim që ka koordinim me Rusinë dhe këtu kërcënohet direkt integritet dhe sovraniteti i Kosovës nga Beogradi, por mbi të gjitha është një përpjeke që të kërcënohet i tërë rajoni. Një përpjekje për të prodhuar sa më shumë pasiguri në Ballkan në mënyrë që të bllokohet integrimi evropian”, tha z. Hoxhaj.

Ish-kreu i PDK shprehet se qeveria e Kosovës duhet të ketë qëndrim të qartë për marrëveshjet e arritura por duhet ta ketë dhe një mendim se si të ecët përpara me dialogun pasi vendosja e reciprocitetit është vetëm një lëvizje teknike dhe i duhet kushtuar rëndësi planit politik dhe diplomatik./euronews

LEXO TE PLOTE