LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kukësi në “shtetrrethim”/ RENEA kontrolle gjatë natës, 35 të shoqëruar

1 Prill 2018, 08:48, Kronika CNA
Kukësi në “shtetrrethim”/ RENEA kontrolle gjatë

Pas protestës së ditës së djeshme në ?Rrugën e Kombit?, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan kabinat ku ishin parashikuar të mblidhej tarifa për për këtë aks, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës.

Sikurse paralajmëruan ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, dhjetëra persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Në mungesë të një deklarate, nga ana e policisë, burime për ?Report TV?, bëjnë me dije se  janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar 35 persona, të cilët po pyeten në komisariat dhe po identifikohen se cilët kanë qenë të dhunshëm në protestë, për të lëshuar urdhër-arreste ndaj tyre.

Kamera e Report Tv ka shkuar dhe mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, ku duken makinat e RENEA, që kanë rrethuar zonën dhe vijojnë aksionin edhe sot. /CNA.al

Lajmet e fundit nga