LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E çarë gjigante/ Cili është kontinenti që mund të ndahet në dysh?

1 Prill 2018, 12:20, Lifestyle CNA
E çarë gjigante/ Cili është kontinenti që mund

Një paralajmërim i frikshëm ka ardhur nga shkencëtarët disa ditë më parë, pas një e çarë gjigante prej disa kilometrash ka ndodhur në jug-perëndim të Kenias.
Mediat e huaja shkruajnë se kjo ndarje sa vjen e zmadhohet, madje shkaktoi rrëzimin e një pjese të autostradës Nairobi-Narok dhe u shoqërua me aktivitetet sizmik në zonë.

Sipas shkencëtarëve pas disa vitesh, kontinenti afrikan mund të ndahet në dysh.

Lajmi është dhënë nga ekspertja britanike Lucia Perez Diaz, e cila shpjegon se në rajonin e Afarit, ku e gjithë çarja e luginës është e mbushur me gurë vullkanikë, litosfera është holluar në një pikë të tillë që mund të thyhet plotësisht.

Në një intervistë ajo shprehet se:

Ajo që po ndodh në Afrikë është thyerja e pllakave tektonike, duke krijuar një çarje dhe kufij të rinj të pllakave.
Aktualisht, përgjatë pjesës lindore të luginës së shkëputur vijon të ketë aktivitet. Pikërisht ky aktivitete do të bëjë që disa miliona vite më vonë, Afrika të ndahet më dysh.

Ekspertët po e studiojnë nga afër këtë çarje, për të kuptuar më shumë rreth fazave të tij dhe të ndodhive natyrore që mund të pasojnë.

Kur kjo të ndodhë, një oqean i ri do të fillojë të formohet. Kjo do të bëjë që në një periudhë afatgjatë, deti të mbulojë të gjithë çarjen e tokës.

Uji do të mbulojë zonën dhe për pasojë Kontinenti Afrikan do të bëhet edhe më i vogël dhe në Oqeanin Indian do të ketë një ishull të madh, me pjesë të Etiopisë dhe Kenias.”/CNA

Lajmet e fundit nga