LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vangjel Dule akuza Ramës/ “Kjo qeveri nuk ka ministra, janë të ...”

31 Mars 2018, 16:16, Politikë CNA
Vangjel Dule akuza Ramës/ “Kjo qeveri nuk ka ministra, janë

Kreu i Partisë Bashkimi për Të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule është shprehur kritik ndaj kryeministrit Rama, për të cilin tha se ju ka imponuar ministrave sjelljen e tij.

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? të Nisida Tufës në News 24, Dule tha se kjo qeveri është pa strategji dhe improvizon.

?Kjo qeveri është pa strategji dhe improvizon. Këta gjenden të papërgatitur, pasi nuk kemi një politikë të qartë që të jetë debatuar per negociatat. Në vitin 2009 çështja kryesore ishte mospajisja e grupit të negociatave me plotfuqishmërinë?- tha Dule.

Kreu u PBDNJ u shpreh se në këtë qeveri nuk ka ministra, pasi Rama i ka imponuar atyre sjelljen e vet. Ai tha se marrëveshja me Greqinë në vitin 2009 u kontestua, pasi kishte luftë të brendshme.

?Nuk ka në këtë qeveri ministra. E kam fjalën për Bushatin dhe ministra të tjerë. Rama u ka imponuar sjelljen e tij dhe i përzgjodhi me kushtet e tij. Marrëveshja e vitit 2009 u konstatua dhe iu drejtua GJK vetëm për faktin se kishte luftë të brendshme?- tha ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga