LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Peshku i  radhës në rrjetë”/ Gjyqtarja Vitore Tusha me pasuri të dyshimtë?

31 Mars 2018, 13:06, Aktualitet CNA
“Peshku i  radhës në rrjetë”/ Gjyqtarja Vitore

Gjyqtarja  e radhës që do të kalojë në sitën e procesit të Vetingut është gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese,  Vitore Tusha.

Në  datën 4 prill, Tusha do të paraqitet përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancën dëgjimore.

Trupa  gjykuese që do të gjykojë rastin sipas njoftimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Alma Faskaj dhe Xhensila Pine.

Tusha është pjesë prej disa vitesh e Gjykatës Kushtetuese, dhe së fundmi në media është raportuar se janë gjetur disa shkelje, të cilat ngrejnë dyshime lidhur me pasurinë por edhe integritetin profesional.

Në KPK, Tusha pritet të pyetet për burimin e pasurisë së saj por edhe sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Pak  ditë më parë  KPK , shkarkoi gjyqtari  Fatos Lulo nga Gjykata Kushtetuese, për shkak se nuk justifikoi dot pasurinë prej 480 mijë dollarë dhe shtëpinë në Kanada.

Edhe për gjyqtaren Tusha, pritet të përsëritet i një proces nga KPK ?ja, ashtu si në rastin  e Lulos.

A do  të ketë  edhe ajo fatin e kolegut të saj me largimin nga Kushtetuesja?

CNA.al pos jell pasurinë e saj, që ka deklaruar në vitin 2014 referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe të dhënave të siguruara nga ILKKPKI.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1 896 470 lekë.

Të ardhura nga paga si lektor në Universitetin ?Iliria?, 27 000 lekë.

Të ardhura nga paga si lektor në Universitetin ?Luarasi?, 189 601 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës, si eksperte në ?Trajnimin vazhdues të gjyqtarëve?, 1 484 euro.

Të ardhura nga punësimi part-time, 860 000 lekë.

E bija, Renisa Tusha, të ardhura nga punësimi në Milano, Itali, 11 089 euro.

E bija, Elira Tusha, të ardhura nga paga te Avokatura e Shtetit, janar-prill 2014, 221 565 lekë.

E bija Elira Tusha, të ardhura nga aktiviteti privat – noteri, tetor – dhjetor 2014, 232 632 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 543 lekë.

Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 euro.

Gjendja në llogarinë një bankë të nivelit të dytë, 9 751 lekë.

Detyrim në shumën 25 000 euro.

E bija, Renisa Tusha, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 183 euro.

E bija, Elira Tusha, pakësim i gjendjes së llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, – 31 700, Overdraft.

Viti 2016

Gjendja  e llogarisë  deri më datë 31.12.2016, në shumën  50.901.lekë.

Kartë krediti në vlerën 1.000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese në vlerën 1.861.3018 lekë.

Të ardhura nga paga si lektore në Kolegjin Universitara ?Luarasi? për vitin 2016 në shumën 152.445 lekë.

Të ardhura neto nga paga si lektore në Akademia Profesionale e Biznesit për vitin 2016 në vlerën 61.526 lekë.

Hua, 25.000 euro nga trasnformimi i sipërmarrjes së datës 10.08.2010 në kontratë shitblerje.(nuk e deklaron llojin  e pronës). Datë 10.09.2013 për diferencën e çmimit të papaguar (24.000 euro), në momentin e lidhjes së kontratës për pasurinë. Ajo ka deklaruar të paguar 2.500 euro.

Bashkëshorti ka deklaruar pagën kalimtare për vitin 2016 nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në shumën 483.996 lekë.

Vajza, Renisa Tusha, gjendje llogarie në shumën 582 euro.

Vajza, Renisa Tusha, të ardhura, për periudhën 01.01.2016-31.12.2016 në vlerën e 3.990 euro.

Vajza, Elira Tusha, gjendje llogarie në vlerën  1.200.000 leke si dhe gjendje tjetër llogarie në vlerën 5.494 lekë.

Vajza, Elira Tusha, të ardhura nga aktiviteti si notere për vitin 2016 në vlerën 2.614.769 lekë./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga