LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin në Luftën e Kosovës, historia e nënë Ferdonijes do t’ju përlotë

31 Mars 2018, 21:06, Lifestyle CNA
Humbi 4 djemtë dhe bashkëshortin në Luftën e Kosovës,

Programi ?Dua të të bëj të lumtur? i Arbana Osmanit mbrëmjen e sotme na riktheu pas në kohë duke na rikujtuar luftën e përgjakshme të Kosovës dhe plagët e lëna pas prej saj. Në program u trajtua historia e dhimbshme e nënë Ferdonijes dhe familjes së saj, një familje e cila tashmë jeton vetëm nëpërmjet kujtimeve të nënës.

Familja Qerkezi përbëhej nga gjashtë anëtarë, nënë Ferdonija, katër djemtë dhe bashkëshorti i saj Halimi. Një ditë në marsin e vitit 1999 në derën e familjes Qerkezi kish trokitur policia serbe për të bërë një kontroll rutinë me arsyen se aty strehoheshin refugjatë lufte.

Po atë ditë policia serbe ishte rikthyer e maskuar dhe kishte hyrë me dhunë në shtëpi duke marrë me forcë burrat e familjes. Pas disa vitesh nënë Ferdonija mori lajmin e kobshëm se asnjëri prej tyre nuk jetonte më.

Për ta bërë atë sado pak të lumtur nipi i saj, Dreni e kishte ftuar në program. Ai i dha këtë mesazh nënë Ferdonijes: ?Bëhu e fortë hallë! Ti nuk je vetëm! Gjithmonë do ta kesh mbështetjen e vëllezërve, nipave dhe të mbesave të tua?.

Arbana Osmani kishte ftuar Leonora Jakupin që të mbështeste Drinin në mesazhin e tij. Në fund programi ?Dua të të bëj të lumtur? i dhuroi nënë Ferdonijes një udhëtim në Shqipëri si edhe printimin e fotove të familjes së saj.

Leonora Jakupi ishte e ftuara surprizë mbrëmjen e sotme në programin ?Dua të të bëj të lumtur?, për nënë Ferdonijen. Ashtu si nënë Ferdonija edhe këngëtarja Leonora Jakupi në luftën e Kosovës ka humbur disa nga anëtarët e familjes, midis tyre edhe babanë.

Leonora këndoi himnin e saj ?A vritet pafajsia?, një këngë e cila i dedikohet babait të saj dhe të gjithë shqiptarëve, të cilët humbën jetën në luftën e Kososvës. Leonora u shpreh që kjo këngë ka qenë motivi i vetëm që ajo kishte filluar të këndonte përsëri.

Ajo ishte e prekur gjatë gjithë kohës që u tregua historia dhe shpërtheu në lot kur u takua me nënë Ferdonijen.

Këngëtarja tha: ?Unë nuk mund të të jap këshilla ty sepse ti ke qenë një nënë e fortë edhe vazhdon të jesh e tillë. E vetmja gjë që unë mund të bëj është të marr këshilla prej teje. A mundem me qenë unë çika jote??

Nënë Ferdonija iu përgjigj që ajo mundej të ishte vajza e saj dhe falenderoi të gjithë ata njerëz që e kishin mbështetur./CNA

Lajmet e fundit nga