LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Vettingu faktik i Ramës "mbyll" Krimet e Rënda‎"

30 Mars 2018, 14:30, Aktualitet CNA
"Vettingu faktik i Ramës "mbyll" Krimet e

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, për transferimin e dosjeve në të cilat nuk ka grup të strukturuar kriminal drejt rretheve.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shprehet se, “Vetingu faktik i Rames “mbyll” Krimet e Renda?”.

Sipas nënkryetarit të grupit demokrat, “Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun.”

Postimi i plotë:

Kur plasen pergjimet e Habilajve qe implikonin Tahirin, e pasi Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi arrestimin e tij, ne fillim Edi Rama sulmoi prokuroret e Krimeve te Renda si “veriore”.

Me pas, Edi Rama? urdheroi deputetet e tij te kthenin ?Parlamentin ne gjykate e te refuzonin kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per arrestim te Tahirajt.

Me pas Edi Rama urdheroi ekstradimin e Seitajt, ?deshmitarit kyc kunder Tahirit, qe ta linte Prokurorine e Krimeve te Renda me duar bosh.

Me pas Edi Rama urdheroi Fatmir Xhafen? dhe Arta Markun qe te krijonin task-forca ne prokurorite e rretheve per hetimin e krimit te organizuar, duke i marre de facto kompetencen Prokurorise se Krimeve te Renda. Pra i priste kembet.

Me pas Gjykata e Larte, ne grahmat e fundit para se te mbylle kanatat perpara presionit te Kryeministrit,si Gjykata Kushtetuese, me nje vendim vendosi qe krimet e renda ne te cilat nuk ka grup te strukturuar kriminal, t’i kalojne prokurorive dhe gjykatave te rretheve qe kontrollon drejtperdrejt Prokurorja Provizore. Me kete akt, Krimet e Renda kane mbetur pa pune. Nje investim gjigand me miliona euro, qe ka cuar pas hekurave qindra kriminele, sot eshte hedhur ne plehra. Pasoja: 613 kg kokaine te Maminasit transferohen nga Krimet e Renda ne prokurorine e Durresit. Fundja c’grup i strukturuar kriminal ishte ai?! Nje shofer, nje punonjes dhe administrator i kishin sjelle 613 kg kokaine.

Ne fund, Krimet e Renda do te zevendesohen nga SPAK, me kismet kur ky i fundit te ngrihet. Deri atehere kane ngelur duarbosh. Si nje luan pa dhembe.

Pas mbylljes se Gjykates Kushtetuese, rrenimit te Gjykates se Larte, de facto u mbyll edhe Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve te Renda. Fale Edi Rames reformator. Kush guxon e kundershton apo i hap probleme Kryeministrit, shpejt do te perballet me vitingun. /CNA.al

Lajmet e fundit nga