LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia e kërcënoi me sulme nëse anëtarësohet në NATO/ Reagon Maqedonia zyrtare

30 Mars 2018, 15:35, Aktualitet CNA
Rusia e kërcënoi me sulme nëse anëtarësohet në

Pas kërcënimeve se me anëtarësimin në NATO, vendi do të bëhet objektiv i sulmeve të Rusisë, ka reaguar edhe Maqedonisë Zoran Zaev. Duke komentuar vendimin për dëbimin e diplomatit rus nga Shkupi, Zaev tha se i kishte dalë jashtë kompetencave të tij, e kësisoj theksoi se të gjitha shtetet mund t?i dëbojnë diplomatët e Maqedonisë nëse i tejkalojnë linjat.

Në vijim Zev është shprehur se Maqedonia nuk e synon NATO-n për të luftuar me shtete të tjera, por për të kontribuar në ruajtjen e paqes në botë.

?Republika e Maqedonisë ka qëllime strategjike dhe ajo është para së gjithash anëtarësimi i plotë në NATO dhe BE. Por ne nuk kërkojmë anëtarësim në NATO që ta sulmojmë dikë. Ne kërkojmë që bashkë me anëtaret e NATO-s të kujdesemi për paqen në botë. Ne kërkojmë për shkak të vlerave të NATO-s dhe ato janë sundimi i ligjit, të drejta të njeriut, liri e shprehjes. Këto janë vlerat e NATO-s dhe BE-së dhe arsyet se pse mbi 75% e qytetarëve janë të orientuar aty. Mbetemi në dëshirën tonë të thellë t?i përmirësojmë marrëdhëniet me Federatën Ruse?? deklaroi Zoran Zaev. /CNA.al

Lajmet e fundit nga