LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bullgaria kundër BE dhe SHBA: Nuk i dëbojmë diplomatët rusë, por...

30 Mars 2018, 14:16, Aktualitet CNA
Bullgaria kundër BE dhe SHBA: Nuk i dëbojmë diplomatët

Bullgaria, ndonëse është një vend i Bashkimit Evropian, sërish ka dalë kundër qëndrimeve të mbajtura nga vendet e tjera anëtare dhe jo vetëm, të cilat kanë dëbuar një sërë diplomatësh rusë nga vendet e tyre, pas helmimit në Angli të ish-spiunit rus Skripal.

Ka qenë kryeministri bullgar, Bojko Borisov, si cili ndonëse ka shprehur mbështetjen e tij për Britaninë e Madhe, ka vendosur që të mos i dëbojë diplomatët rusë.

Në një deklaratë pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë, ai është shprehur: ?Ne i japim mbështetje të plotë Britanisë së Madhe por në këtë fazë nuk do të dëbojmë diplomatët rusë.?

Në vijim kryeministri Borisov, është shprehur se është në pritje të dëshmive të reja lidhur me rastin Skripal.

?Për këtë arsye, tani për tani nuk kemi ndërmend që në raportet tona me Rusinë, të dëbojmë diplomatët e as të tërheqim diplomatët tanë. Ambasadori Kotzev, më 8 prill sërish do të jetë në Moskë?, raporton Agjencia e Lajmeve Anadolu të ketë thënë Borisov. /CNA.al

Lajmet e fundit nga