LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen prapaskenat e takimit Bushati-Kotzias/ Ja çfarë kërkoi ministri grek

29 Mars 2018, 14:08, Aktualitet CNA
Zbulohen prapaskenat e takimit Bushati-Kotzias/ Ja çfarë kërkoi

Pas takimit mes dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Në një deklaratë për mediet, Idrizi shprehet se Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet çështja çame, pasi në të kundërt do të ngrihej nga tavolina.

Në vijim kreu i PDIU, Idrizi, shprehet se çështja çame është dhe mbështetet me dokumente detyruese dhe nuk është çështje dëshirash.

Sipas Idrizit, ?PDIU është për është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë të çështje të pazgjidhura, duke përfshirë edhe çështjen çame?.

Reagimi i plotë:

Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas medieve, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çamë është dhe mbështet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga