Connect with Us

Nga Ilir Levonja/ Palmat që nuk zunë kokrra dhe tarifa e Rrugës së Kombit

Aktualitet

Nga Ilir Levonja/ Palmat që nuk zunë kokrra dhe tarifa e Rrugës së Kombit

Publikuar

-

cna opinione

Krejt ndryshe nga vëllazërit këtej kufirit, ata në Kosovë reaguan menjëherë. Vëllazërit këtej e kanë me ftesa, e kanë me tu mejtuar, me tu lutur. Kanë nisur udhën ca e-maile në internet. Mblidhemi nga e shtuna, në Kukës…, si thua a protestojmë për taksën e rrugës së Kombit? Krejt ndryshe ata matanë Morinit, harxhuan ca karburant, ca frymë boriesh. I shkruan ca parulla. Këta, këtej e kanë në modë, paracaktojnë datën, porosisin autobuzë etj. Një lloj strategjie pensionistësh, sepse ajo shoqëri që ka humbur sensin e reagimit, ko a dalë në pension.?! Ose është tërësëshisht bashkëpunëtore me padrejtësinë. Nuk ka rrugë të mesme. Nga ana tjetër ka një vërshim me ironi mbi taksimet dhe të tjera.

Duke u përfshirë në atë gjullurdinë, karakteristikë e jona, zhurmën për të kaluar radhën. Apo në inversionet politike të meritave, çmeritave, detyrimeve dhe taksimit. E vërteta është se, pagesa e kërkuar nga qeveria nuk është taksë. Taksë është ajo që quhet leje qarkullimi për automjete. Dhe nuk e di pse nuk i dallojmë dot këto. Ose nuk duam?! Ose…, dalim prapë tek konstatimi i mësipërm, se, jemi bashkëpunëtorë në zhvatjen që i bëjmë vetvetes. Në rastin konkret, ajo që të bën ta quash si një shqetësim normal të vëllezërve matanë Morinit, por edhe brenda Shqipërisë, me sa kam parë në ato kronikat televizeve të lajmeve, ka një dakortësi dhe një vetëndërgjegjësim social që tarifat e rrugëve duhet të vihen në praktikë. Pra të gjithë janë të ndërgjegjshëm që duhet paguar.

Ndryshe nuk mirëmbahen rrugët. Këto janë praktika normale kudo në botë. Por edhe ke se kujt t’i kërkosh llogari në ato mishmashet ku përfshihen aksidentet, ku shpesh mungojnë deri elementët më fillestarë të paralajmërimit. Punohet në rrugë si e kur ta dojë qejfi, pa asnjë tabelë sinjalizuese etj. Kjo nuk është se do i shmangi të gjitha, por do t’i minimizojë ato. Do minimizonte dhe edukonte qarkullimin me njoftime e të tjera, duke bërë të mundur edhe ripërtrimin e rrugëve dytësore. Ato që ne i kemi lënë në harresë, si, relike arkeologjike. Janë akoma të domsdoshme. Madje do u ndihet mungesa shumë shpejtë. E gjitha është se njerëzve u duket tepër e lartë. Dhe me të drejtë. Pasi tek ne, përfundimet tarifore nxirren nga ata specialistë reaktorë partish, të cilët për të mbushur gropat e buxhetit nxitojnë në akordime. Janë ato gropa të shkaktuara nga tritoli, shembjet me tritol, me urra. Janë ato gropa nga ato palmat e thara të rrugës së Durrësit. Dhe dëmet infrastrukturoe që sollën nga pas, si përmbytja e biznesve anës autostradës. Po të mos ishin tharë palmat e rrugës së Durrësit, tarifa e rrugës së kombit do ishte më e ulët. Kjo është e frikshme, pasi janë simptoma të deficiteve qeveritare, të një shteti në falimentim. Kjo edhe për faktin se tarifat vendosen të mirëstudiuara dhe në bazë të të ardhurave të pagave mesatare të komunitetit.

LEXO EDHE:  Krimi histeri dhe pusi si krimi më i ri i Edi Ramës!

Në ktë kontekst Shqipëria është në atë gjashtëshen e fundit të vendeve të Europës, pa le pastaj më gjerë në botë. Dhe nuk ka rëndësi se cili faktor nga jashtë do kaloj në rrugën tënde. Aq më mirë kur ky, është me shumicë. E them këtë nga ca mendje që e shohin me syrin nga sipër, sikur ata matanë Morinit, po ankohen si shumë dhe të paguajnë kokërr më kokërr se kështu duam ne. Vetëm në ekonomi nuk ka me dua unë kështu, hiqeni nga mendja këtë. E kemi pas postulat në ato monedhat tona, i paguhet prurësit më të parë. Dhe pas kësaj shtoni, edhe tjetër, jo vetëm që i paguhet po t’i rrish edhe drejtë. Klienti është po aq i shenjtë sa prona, një dualitet që sjell vetëm progresin. Pa u futur më tej në faktin kombëtar.

E rëndësishme dhe ajo që duhet t’i gëzohemi, është më në fund ndërgjegjësimi i pagesës, tarifës. Kaq… sepse vimë dhe jetojmë akoma nën atë kulturën nën dorë dhe bëje për mua.

Tarifat dalin në kollaj. Dhe me kalimin e kohës, në bazë të shërbimeve që ofron konçesionari. Apo ai që do i dali për zot kësaj pune, mund edhe të ndryshojnë. Kështu me shpatë të madhe, përmes unit, vepron vetëm Kim Young-u i Koresë së Veriut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Krimi histeri dhe pusi si krimi më i ri i Edi Ramës!

LEXO EDHE:  Rama fut në ‘sherr’ bashkëshortët

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përfshirja e politikanëve në çështje korrupsioni/ Ambasadorja e SHBA del me reagimin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ambasadorja amerikane  në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale.

Duke iu referuar rastit të Berishës, ajo shkruan se jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv.

Ndërkohë, mbështesim një Shqipëri më të fortë dhe demokratike. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme,” ka shkruar Kim./CNA.al



LEXO EDHE:  Emigrimi i të rinjve/ Rama: Problem global, nuk bëhemi dot Gjermani as me 5 mandate

 

LEXO EDHE:  Rama i publikoi faturën e energjisë/Basha: Nuk gënjeu, por mos të harrojë 73%

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Reciprociteti për targat/ Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova e pavarur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e reciprocitetit për çështjen e targave.

Ai është shprehur se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot.

Më tej Basha theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.



“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE