Connect with Us

Lame e konfirmon: Zyrtarë të PS-së të përfshirë në…

Politikë

Lame e konfirmon: Zyrtarë të PS-së të përfshirë në…

Publikuar

-

Në një intervistë për ERTV, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, ka shpjeguar vendimin e qeverisë për pezullimin e dhënieve të titujve të pronësisë për tokat në bregdet.

Lame u shpreh se procesi do të kryhet me saktësi duke mos ngatërruar tokat e fshatarëve që i punojnë për të mbajtur familjen, nga tokat e grabitura përmes falsifikimeve.

Më tej Lame tha se në hetime për grabitjen e pronave në bregdet dhe pjesë e gjykimit janë dhe përfaqësues të PS-së.

Intervista:

Në Shqipëri kemi një ligj për kontrollin, verifikimin e titujve të pronësisë por ligji është lënë aty dhe është vazhduar të bëhet çka është bërë në bregdet. Në rastin konkret ishte vullneti i qeverisë që bëri bllokimin edhe në ZRPP për të ndaluar si të thuash edhe kalimin në filtrin e fundit.

Ju besoni që Task Forca e ngritur do të jetë efikase?

Ishte vullneti i qeverisë që e kërkoi këtë dhe e bëri të mundur, qoftë edhe para një frike që njerëzit thonë obobo mos e ha dhe unë.

Fasha që është zgjedhur për t’iu nënshtruar kontrollit është detajtuar me aq saktësi për të ndarë zonën ku fermerët kanë marrë tokën për të punuar dhe ushqyer familjen, nga fasha që është marrë në rrugë të paligjshme.

Ne nuk kemi hequr asnjë titull pronësie, vendimi thotë që kemi një ligj për titujt, VKM që nxorri qeveria thotë që në këtë VKM zbatuese pezullohet përkohësisht. Pra nuk është ndryshuar ligji me VKM por është naluar VKM me VKM.

Askujt nuk i është hequr titulli i pronësisë. Ligji që bëri PD nuk funksionoi për dy arsye, politike dhe teknike. Politike se thanë lere, është përfshirë ky e ky dhe teknike se e bënë për gjithë territorin jo vetëm për bregdetin.

LEXO EDHE:  Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Kush ka blerë në mirëbesim është në gjendje mirëbesimi. Mirëbesimi është term juridik, që thotë nëse ke blerë një send me mirëbesim, sendi i kthehet pronarit real dhe ti merr dëmshpërblimin.

Duhet ta pranojmë do ketë një numër gjyqesh, sepse ka persona që jo vetëm e kanë blerë por edhe kanë ndërtuar.

Por dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe do mbajnë ata që kanë bërë aktin të parët.

 Po nëse do të ketë përfaqësues dhe zyrtarë të lartë nga PS?

Hetimet kanë përfshirë edhe përfaqësues të PS.

Deputetë për shembull?

E kam thënë dhe dje. Krimi nuk ka ngjyrë, nuk besoj se ka ndonjë parti që do mbrojë ata që kanë vjedhur.

Pronat do ti kthehen të zotit, dhe i zoti është shteti shqiptar. Nuk është se do të shtetëzohen, por në momentin që bie akti që është vjedhur, toka i kthehet shtetit, komunitetit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali seksual në liceun e Fierit/ Kërpaçi: Kriminale heshtja e qeverisë

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar lidhur me skandalin e ndodhur në shkollën e mesme artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier, të publikuar nga emisoni “Stop” ku mësuesit janë kapur në përgjime duke ngacmuar seksualisht nxënëset.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kërpaçi  e ka konsideruar si skandaloze heshtjen e qeverisë.

“Është kriminale heshtja e qeverisë ndaj fakteve të publikuara nga emisioni STOP mbi një skemë madhore të abuzimit seksual të nxënësve të shkollës së mesme artistike Jakov Xoxa në Fier prej mësuesve të tyre.

LEXO EDHE:  Artan Lame i tregon pallën Edi Ramës!

LEXO EDHE:  Ironia e fortë Manjanit/Lame i përgjigjet publikisht: Plaka s’na bëri çorapë, por...

Deri më sot asnjë zyrtar i qeverisë nuk ka dënuar rastin, i cili ka tronditur çdo prind në Republikën e Shqipërisë që sot pyet veten mbi sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla.

Çdo ditë që Besa Shahini vazhdon qëndron në drejtimin e arsimit është rrënim i cilësisë së arsimit dhe mbështetje për këto sjellje të rrezikshme ndaj fëmijëve.

Çdo ditë që qeveria Rama qëndron në drejtimin e qeverisë lulëzojnë antivlerat dhe rrënimi i shoqërisë Shqiptare.

Largimi i kësaj qeverie është emergjencë Kombëtare!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kemi luks t’i humbasim”/ Manastirliu tregon paketën që synon rikthimin e mjekëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka folur mbrëmjen e sotme për largimin e mjekëve dhe infermierëve në masë nga Shqipëria.

Ministrja tha se kjo është një e vërtetë që e kanë pranuar, ndërsa theksoi se lëvizja e mjekëve nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por dhe vendet e tjera të Europës.

Manastirliu deklaroi se qeveria shqiptare po përgatit një paketë për rikthimin e bluzave të bardha nga diaspora.

“Takimi jonë i fundit me ministrinë Diasporës, dhe me mjekët që kanë paraqitur interesat për bashkëpunim, që duan të vendosin kontakte dhe për të vlerësuar rikthimin në vend. Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është një fenomen që ka prekur vetëm Shqipërinë, por vendet europiane. Është një lëvizje e lirë e trurit për të gjetur mundësi më të madhe. Qeveria po përgatit një paketë atraktive për të rithithur trurin e mjekëve që janë larguar dhe në vite të mëparshme. Shqiptarë të kualifikuar kanë ikur gjithmonë. Po bëjmë gati një paketë për rikthimin e tyre dhe rritjen e tyre profesionale dhe angazhimin e tyre këtu. S’jemi në një alert, Shqipëria se vuan mungesën e mjekëve sot.
Ne nuk kemi luksin që të humbim asnjë mjek. Vetëm në 2 vitet e fundit janë mbi 2 mijë infermierë që janë punësuar. Nuk kemi ende një shifër të largimit të mjekëve. Nëse në 2016 ka pasur mbi 20 mjekë që kanë kërkuar certifikata të sjelljes së mirë. Presim dhe bonuset e mjekëve”, u shpreh ajo në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndarja e parakohshme e Vasil Tabakut/ Basha: Qëndroi besnik deri në fund për fjalën e lirë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit, gazetarit dhe shkrimtarit Vasil Tabaku.

Basha thekson se Tabaku ka qenë një nga aktivistët më të mëdhenj në gazetarinë shqiptare të pas viteve ’90, kundër rikthimit të censurës dhe autocensurës.

“Me emrin dhe zërin e Vasil Tabakut lidhen qindra emisione të drejtpërdrejta radiofonike e televizive të viteve 97-2001, në Radio “Kontakt” dhe TvATN1, një shërbim i madh kombëtar kundër përpjekjeve të gjithanshme për vendosjen e medias nën kontrollin e pushtetit të ardhur me dhunë pas rebelimit të 97-s. Ato emisione kishin vulën e Vasil Tabakut, kontributin e tij të pazëvendësueshëm dhe janë një leksion i përhershëm për brezat e rinj të gazetarisë në Shqipëri, se si duhet luftuar konformizmi në profesion dhe se si duhet të ruhet misioni i fjalës së lirë”, shkruan Basha, ndërsa kujton angazhimin e tij në struktura drejtuese të organizatave që vetërregullojnë gazetarinë.

Basha thotë se shkrimtari i qëndroi besnik deri në fund misionit të shenjtë për fjalën e lirë dhe përmend angazhimin e tij në Partinë Demokratike, pasi Tabaku ka qenë kryeredaktor i gazetën “Tirana Demokratike”.

“Vasil Tabaku u largua shpejt prej nesh, duke lënë një boshllëk të pazëvendësueshëm, jo vetëm në komunitetin e medias, por edhe tek lexuesit e shumtë të poezive, eseve e romaneve të tij. Por shembulli i tij i rreshtimit të fortë publik kundër censurës dhe vargonjve që pushteti synon pandërprerë t’i hedhë medias së lirë janë një trashëgimi e vyer se asnjëherë s’është shumë e s’është tepër për t’u renditur tek ithtarët e fjalës së lirë dhe jo tek puthadorët e pushtetit të radhës. Unë dhe gjithë anëtarësia e kryeqytetit e Partisë Demokratike, ku Vasil Tabaku militoi për shumë vite, i gjendemi pranë familjes në këtë moment dhimbjeje të pafund dhe lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar”, nënvizon kryedemokrati./ CNA.al

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta gazetari dhe publicisti i njohur

LEXO TE PLOTE