Connect with Us

Kryeministri ofendon publikisht qytetarët: Populli është si ai muhabeti, i thua ngrihu por rri me kokë poshtë

Aktualitet

Kryeministri ofendon publikisht qytetarët: Populli është si ai muhabeti, i thua ngrihu por rri me kokë poshtë

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas një deklarate të Kryeministrit Edi Rama, nda qytetarëve shqiptarë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Spahia shkruan: “Per here te pare ne historine e Shqiperise kryeministri ofendon publikisht popullin te cilin duhej te drejtonte.”

Më tej ai shprehet: “Duke ju referuar fjales se kryetarit te opozites i cili tha se do perballej me ngritjen popullore per taksat tejet te larta, kryeministri me i turpshem i historise se Shqiperise tha : “Kjo puna e popullit eshte si puna e atij muhabetit qe i thua atij te shkretit ngrihu ngrihu por me kot se ai nuk ngrihet e rri me koke poshte”.”

LEXO EDHE:  Berisha publikon grafikun/ "Shqipëria e fundit për numrin e testeve për 1 milion banorë"

Spahia e ka quajtur kryeministrin Rama si: “I turpshem, i pamoralshem dhe qartesisht ofendues ne krahasimin e tij tejet vulgar.” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Publikuar

-

Nga

Situata mbetet kaotike/ Pala greke mbyll punën në Kakavijë, qytetarët kalojnë natën jashtë

Pala greke ka mbyllur pak minuta më parë orarin zyrtar të punës në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku janë regjistruar radhë kilometrike.

Mësohet se ndonëse është mbyllur pika kufitare, automjetet vijojnë të kenë radhë të gjata.



Qytetarëve i duhet të qëndrojnë gjatë gjithë natës jashtë për të mbajtur radhën dhe për të pritur që të rifillojë edhe njëherë puna.

LEXO EDHE:  Ministri teknik publikisht kundër Ramës/Pezullon dorëheqjen e drejtorëve të Hipotekave

LEXO EDHE:  Rama i thur lavde Sokol Olldashit nga Durrësi

Ndërkohë, raportohet se puna për kontrollin e qytetarëve që duan të kalojnë drejt Greqisë do të fillojë në orën 6 të mëngjesit të ditës së nesërme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Publikuar

-

Nga

Kaosi në Kakavijë/ Pala greke mbyll sërish kufirin

Kaosi i krijuar në pikat kufitare me Greqinë, ku mijëra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej ditësh, nuk ka gjetur edhe sot zgjidhje.

Më herët Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, u nisën drejt Kakavijës  por ajo cka është arritur deri më tani, është shtyrja me vetëm një orë e mbylljes së kufirit.



LEXO EDHE:  “Edi Rama të ka gënjyer”/ PD i përgjigjet Kajmakut

Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, mësohet se ky i fundit u ka komunikoi qytetarëve se pala greke në orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Hiqen kufizimet e numrit të fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës

Qeveria e Kosovës në një mbledhje të mbajtur të premten ka marrë vendim që t’i heqë kufizimet në intervalet e fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Më 5 korrik qeveria pati vendosur që fluturimet të realizohen në intervale kohore prej 45 minutave.

Kjo, për shkak të mbrojtjes nga mundësia e përhapjes së koronavirusit të ri.

Mirëpo, me vendimin e ri nuk do të ketë më kufizime të numrit të fluturimeve.

“Ministria e Infrastrukturës ka vlerësuar se mund të hiqen kufizimet prej 45 minutash ndërmjet aterrimeve dhe të vazhdohen operimet pa kufizime në numrin e fluturimeve, por me masa të shtuara që do të implementohen nga Aeroporti dhe do të monitorohen nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës dhe autoritetet e tjera relevante”, thuhet në vendimin e qeverisë.



Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe vendimin për hapjen e të gjitha pikave kufitare me vendet e rajonit, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:  VIDEO/Si u tall Rama dje me Grida Dumën?/E myti Vangjushi, imagjinoni ta keni shërbyese

LEXO EDHE:  Berisha publikon grafikun/ "Shqipëria e fundit për numrin e testeve për 1 milion banorë"

Pikat kufitare që do të hapen janë: Shishtavicë, Orshuq, Borje me Shqipërinë, Glloboqicë, Stanqiq me Maqedoninë e Veriu si dhe pika e kalimit kufitar në Bërnjak me Serbinë.

Qeveria e Kosovës në qershor vendosi për rihapjen e kufijve tokësorë që ishin mbyllur qysh më 13 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, përmes atij vendimi nuk ishin hapur të gjitha pikat kufitare me vendet e rajonit.

Qeveria ka sqaruar se mbeten në fuqi të gjitha masat që ishin miratuar më parë sa u përket hyrje-daljeve në territorin e Kosovës./REL

LEXO TE PLOTE