LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkohej nga Italia për shfrytëzim prostitucioni/ Arrestohet në Elbasan 50-vjeçari

29 Mars 2018, 07:35, Kronika CNA
Kërkohej nga Italia për shfrytëzim prostitucioni/ Arrestohet

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Uniformat blu bëjnë të ditur se i arrestuari është shtetasi Gjon Grina, banues në Elbasan.

Ndalimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar kanë bërë kapjen dhe arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:
Gjon Glina, (alias Gjon Maska) 50 vjeç banues në Elbasan.
Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë, në Lagjen ?Haxhias? Elbasan. Ky shtetas më datë 27.03.2018 është shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi: Gjykata e Apelit e Romës, Itali me vendim të datës 17.07.2009, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ?Shfrytëzim Prostitucioni? parashikuar nga neni 3 nr.4 i Kodit Penal Italian dhe neni 6, 8 Y 4 i Ligjit 75/1958./ CNA.al

Lajmet e fundit nga