Investoi 200 milionë euro në kompani offshore?/ Zbardhet pasuria e kryeministrit Rama – CNA
Connect with us

Aktualitet

Investoi 200 milionë euro në kompani offshore?/ Zbardhet pasuria e kryeministrit Rama

Publikuar

-

Në fillim të muajit Shtator të vitit 2015, në media doli një raport konfidencial, i mbajtur sekret deri më atëherë i misionit të OSBE-së në Tiranë

Në atë raport thuhej se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka një pasuri që shkon rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky raport, pavarësisht se nuk përbënte një qëndrim zyrtar të OSBE-së, nuk është mohuar asnjëherë nga hartuesit e tij.

Të dhënat i referoheshin informacioneve konfidenciale, atyre të publikuara në media apo në kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Sipas të njëjtit raport, kjo shumë e frikshme është krijuar nëpërmjet ryshfetit me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, të cilën Rama e ka drejtuar plot 12 vite.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhejnë  raport.

Ndërkaq, Rama në një debat me qytetarët në rrjetet sociale, ka thënë se pasuria e tij është hetuar njëherë nga ILDKPI, në kohën kur ishte në opozitë.

“Nuk ka e nuk do të ketë kurrë asnjë njeri që të ketë një qindarkë të veten në xhepin tim e as kurrë nuk ka pasur e nuk do të ketë një qindarkë në të ardhurat e mia, që të jetë e arkës së shtetit shqiptar”, i është  kundërpërgjigjur Rama, një qytetari, ndërsa ky i fundit e ka shenjëstruar për pasurinë.

CNA.al sjell deklarimin e pasurisë së Kryeministrit nga viti 2013 deri në vitin 2016, referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe të dhënave të marra nga ILDKPI.

Në deklaratën e tij të pasurisë, rezulton se bashkëshortja zonja Linda Rama, fiton më shumë se kryeministri. Ajo ka deklaruar të ardhura nga paga, honorare, të ardhura nga qiraja e një apartamenti banimi dhe të ardhura nga interesat bankare. Paga e zonjës Rama është më e lartë se e kryeministrit me 3 142 579 lekë që ajo paguhet  si eksperte, kundrejt pagës së kryeministrit prej 2 021 748 lekë.

Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga qiraja e një apartamenti në shumën 2 milion lekë si dhe të ardhura nga honorarë në shumën 814 mijë lekë.

Djali i kryeministrit Gregor Rama ka deklaruar shtesë llogarie 14 mijë euro. Të ardhurat e tij nga shitja e veprave të artit për vitin 2016 kanë qenë 25 mijë euro. Gregor Rama ka deklaruar te kategoria e detyrimeve dhe një kontratë qeraje 2 vjeçare, për të cilën duhet të paguajë 432 mijë lekë

Viti 2013

Pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera 5 422 100 lekë.

Pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.

Bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.

Bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.

Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.

Gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.

Kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.

Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.

Detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit -573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.

Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.

Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.

Posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.

LEXO EDHE:  Rama replikon me studentët/ A nuk mban protesta erë jo fort të mirë?

Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira ap. banimi, 2 069 019 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.

Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.

Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.

Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.

Detyrime të paguara në vlerën -35 238 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Djali, detyrime të paguara në vlerën -432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si kryeministër, 2 173 405 lekë.

Te ardhura nga honorare te tjera, 161 468 leke.

Të ardhura nga vijimi i shitjes së librit “Kurban’, 159 700 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga puna si eksperte, 8 582 342 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 234 555 lekë.

Gjendja cash pakësuar me 645 700 lekë.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer, – 72 022 euro, marrë më 22.10.20013, me principal 80 000 euro, afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor ku bashkëshortët detyrohen me nga 50 % të vlerës secili.

Bashkëshortja, Lindita Rama gjendja e llogarisë bankare personale, shtuar me 427 546 lekë.

Bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare 100 % e një tokë arë me sip. 886.5 m2 Surrel,Tiranë, blerë më 06.02.2014, si rikthim i sipërfaqes së tokës në gjendjen fillestare, tashmë pjesë integrale e tokës ku është ndërtuar godina e banimit, me vlerë 400 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga qiraja ap. Tiranë, 744 269 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare, 9 642 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.

Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.

Zonja Lindita Rama, shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.

Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.

Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.

Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.

Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.

Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.

Llogari Bankare pa ndryshime.

Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.

Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga dhe shpërblime, 2 021 748 lekë.

Të ardhura nga honorare, 204 000 lekë.

Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lek

Bashkëshortja, të ardhura neto nga paga si eksperte, 3 142 579 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga honorare, 814 085 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga qira apartament banimi, 2 069 019 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto nga interesa bankare, 2 902 lekë.

Djali, të ardhura nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 25 000 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 1 043 896 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 30 638 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, -601 699 lekë.

Bashkëshortja, gjendje para kesh, 78 000 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 2 177 lekë.

Djali, gjendje llogarisë bankare, 14 831 euro.

Djali, blerë veturë tip Audi, 400 000 lekë.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 432 000 lekë për qira me afat 2-vjeçar.

Djali, detyrime të papaguara në vlerën 400 000 lekë, të marra hua.

Detyrime të paguara në vlerën -35 238 euro për kredi bankare aktivizuar më 22.10.2013 me principal 80 000 euro dhe afat shlyerje 10 vjet, pjesë e regjimit martesor./CNA.al

 

 

Aktualitet

E dashura ime vazhdon të jetë në kontakt me “shokun e saj të përfitimeve”

Publikuar

-

Një djalë shkruan për The Guardian duke paraqitur problemin e tij personal. E dashura e tij duket se është ende në kontakt me “shokun e saj të përfitimeve” dhe kjo e bën djalin të ndjehet keq.

Letra

Ajo thotë se kemi qenë miq, para se të bëheshim miq me përfitime,por më ka gënjyer kur e kam pyetur se sa shpesh kanë bërë seks.

 

Jam duke kaluar një situatë të vështirë me të dashurën time, tashmë prej pesë muajsh. Ajo shkon në një Universitet që ndodhet 144 km larg, por gjithsesi arrijmë që të takohemi sidomos fundjavave. Lidhja jonë ishte duke shkuar mirë, deri në momentin kur më tha se kishte bërë seks me një nga djemtë më popullorë të Universitetit ku unë studioj. Ajo vazhdon të flasë me të, sepse sipas saj kishin qenë miq para së të bënin seks bashkë. Kur dua të flas për këtë temë ajo më thotë ta tejkaloj këtë pjesë, gjithashtu më ka gënjyer edhe për numrin e marrdhënieve seksuale mes tyre./Cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shenjat e fshehura të goditjes në tru, ja se çfarë duhet të dini

Publikuar

-

Iktusi, i njohur ndryshe edhe si apoplessia është një goditje  që shkaktohet kur një sasi gjaku në tru, shkakton vdekjen e qelizave të trurit, sot njihen dy  lloje iktusi.

Ishemia  lidhet me mungesën e qarkullimit të gjakut

Hemoragjia shkaktohet nga gjakderdhja

Të dyja llojet e iktusit shkaktojnë dëme në tru, dëmi më i vogël është paaftësia e pjesës së prekur të trurit për të funksionuar si duhet.

Ekzistojnë disa simptoma të cilat mund të na paralajmërojnë në rast se rrezikohemi nga iktusi, një minutë mund të bëjë diferencën, mes jetës dhe vdekjes.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimet/ Paralajmëron ndryshime në Qeveri?!

Mund t’ju ndodhë që teksa ecni të keni probleme me mbajtjen e ekuilibrit ose të humbni kontrollin. Gjithashtu edhe paaftësia për të folur në mënyrë korrekte është një tjetër shenjë ndaj të cilës duhet të jemi vigjilentë. Një shenjë tjetër është edhe paqartësia në shikim.

Shihni buzëqeshjen tuaj. Merrni një pasqyrë dhe buzëqeshni, ndërkohë vërreni nëse buzëqeshja juaj është simetrike. Ngrini krahët, dhe tregohuni të vëmendshëm, nëse shihni se buzëqeshja juaj ka tendencën të shkojë për poshtë shkoni tek mjeku./Cna.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pse nuk duhet të na pëlqejë kafeja

Publikuar

-

Në natyrë njohja e shijeve të hidhura e ka ndihmuar njeriun  qysh nga fillimet e ekzistencë së tij, për të dalluar substancat helmuese. Si ka mundësi që tani shija e hidhur e kafesë, për shumë nga ne është thjesht e parrezistueshme?

Aftësia për të dalluar shijen e hidhur na ka mbajtur larg helmimit në gjithë periudhën evolutive, substancat helmuese kemi qenë të aftë ti dallojmë përmes shijes. Por si është e mundur që tani kemi rënë kokë e këmbë në dashuri me pijen e hidhur të kafesë? Një studim i publikuar në revistën Scientific Reports , analizon lidhjen mes gjenetikës dhe ndjeshmërisë mbi shijen e hidhur si dhe predispozitën e konsumit të alkoolit dhe kafesë.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet studentëve/ S’po kërkoj negociata

Nëse ndjekim logjikën, sapo pijmë gllënkën e parë të ekspresit në bazë të instinktit duhet ta pështyjmë, por studiuesit nga Universiteti i Illinois kanë dalë në përfundimin se personat më të ndjeshëm ndaj shijes së kafesë, janë edhe konsumatorët më besnikë të saj. Kjo sipas tyre është pasojë e përforcimit pozitiv, këta persona janë mësuar që ta lidhin shijen e kafesë me eksperienca pozitive dhe kjo e bën shijen e hidhur të saj, jo vetëm të pranueshme por edhe të dëshirueshme./Cna.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Aktualitet19:38 - 6 Dhjetor, 2018

“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Në mediat vendase...

Aktualitet14:16 - 6 Dhjetor, 2018

Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Aktualitet13:52 - 6 Dhjetor, 2018

Tentuan të kalojnë kufirin/ Kapen dhjetëra refugjatë në Kapshticë

Rreth 18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Mësohet se emigrantët...

Aktualitet13:39 - 6 Dhjetor, 2018

Kapsolla të rrezikshme/ Policia kontrollon 34 subjekte

Policia ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin...

Aktualitet23:41 - 5 Dhjetor, 2018

Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Aktualitet19:34 - 5 Dhjetor, 2018

NATO paralajmëron Kosovën/ Do përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Kosovën se  do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me...

Aktualitet18:23 - 5 Dhjetor, 2018

BE nxjerr zbuluar Rusinë/ Shpenzon 1,1 miliardë euro në vit për fake news

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Andrus Ansip ka deklaruar se Rusia investon një buxhet  prej 1,1 miliardë eurosh në vit për...

Trending

Read previous post:
Të burgosurit shqiptar në “Guantanamon” e Maqedonisë në grevë urie

Disa shqiptarë të dënuar me burg, të cilët dënimin e vuajnë në burgun e Manastirit, Maqedoni, nga nesër do të...

Close