LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vettingu/ KPK ndërpret procesin për tre zyrtarë të drejtësisë

28 Mars 2018, 13:23, Kronika CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka ndërprerë procesin e Vettingut për gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e cila është dorëhequr në datë 30 janar 2017 si dhe për prokurorin e Krujës, Sulejman Tola, i cili ka dhënë dorëheqjen në datë 26 janar 2017.

Gjithashtu edhe për Eritan Shehun, me detyrë ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, KPK ka vendosur ndërprerjen e procesit të Vettingut.

Shehu ka dhënë dorëheqjen para një viti dhe për ketë arsye i është ndërprerë vettingu.

Ligji parashikon që të dorëhequrit dalin jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vjet dhe paguhen për 3 vjet. Të dorëhequrit para procesit të vettingut nuk hetohen penalisht.

Lajmet e fundit nga