LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të burgosurit shqiptar në "Guantanamon" e Maqedonisë në grevë urie

28 Mars 2018, 20:32, Aktualitet CNA
Të burgosurit shqiptar në "Guantanamon" e Maqedonisë

Disa shqiptarë të dënuar me burg, të cilët dënimin e vuajnë në burgun e Manastirit, Maqedoni, nga nesër do të hyjnë në grevë urie, shkruan “Fakte”. Sipas tyre, kushtet aty janë aq të këqija sa që krahasojnë me burgun famëkeq të Guantanamos.

Të burgosurit shqiptarë në Manastir ankohen edhe për diskriminim në baza etnike dhe fetare. Njëkohësisht kërkojnë solidarizim me ta nga të gjithë në përmirësimin e gjendjes. Ata kanë shkruar:

?Burgu i Manastirit, Guantanamo e Maqedonisë
#Grevë_Urie #Shpërndaje

Të nderuar, në burgun e Manastirit padrejtësisht mbahen disa shqiptarë, në mesin e tyre edhe hoxha Rexhep Memishi, i cili është i dënuar me 7 vite burg, por padrejtësisht mbahet në burgun në të cilin me ligj mbahen vetëm të dënuarit nën 3 vite burg.

Kushtet e burgut për dënim të madh janë katastrofale, nxemja 2 orëshe brenda 24 orëve, ushqimi të cilin nuk e hanë as minjtë, dhomat e ndërtuara që nga Perandoria Osmane, janë vetëm disa prej kushteve që, të burgosurit në Guantanamon e Maqedonisë, ballafaqohen çdo ditë të jetës.
Provokimet nacionaliste dhe fetare nuk janë ndalë as edhe një ditë të vetme.

Thënia e njohur ?Tuka e Bitolla?, janë krenaria e guardianëve shovinist kundër shqiptarëve, për t?i mbajtur të shtypur, gjatë tërë kohës.
Nuk lejohen librat, vizitat familjare mbahen vetëm 30 minuta edhe pse u takon më shumë.
Edhe pse kanë foshnje nën 2 vjet, në vend se në burgun e Idrizovës, që i takon me ligj, mbahen mbi 200 km larg Shkupit, në burg ku nuk ekzistojnë kushtet minimale për burg të izoluar.

Terrori psiqik nuk ka të ndalur, deri tani është duruar për shkak se janë ballafaquar me kërcënime të ndryshme brenda burgut nga kryesia famëkeqe e Guantanamos së Maqedonisë.

Ata prej nesër do të futen në #Grevë_Urie, ngase nuk u ka mbetur opsion tjetër.
Hoxhës Rexhep Memishi, gjatë vizitës që i është bërë nga drejtoria për sanksione, i është premtuar transfer të shpejt ngase i shkilen të gjitha të drejtat elementare. Por deri tani nuk është realizuar premtimi.

Në grevë urie, që prej nesër futen tre të burgosur të cilët ballafaqohen me terrorin shovinist, janë:
Burhan Saliu
Osman Osmani
Rexhep Memishi.

Kërkojmë përkrahje, prandaj le të shpërndahet sa më shumë ky informacion, me qëllim që nëse u rrezikohet jeta, të dihet se është paralajmëruar e gjithë kjo”.

Lajmet e fundit nga