LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Krimi nënshtron policinë në Elbasan, qytetarët japin alarmin

28 Mars 2018, 10:42, Kronika CNA
Skandal/ Krimi nënshtron policinë në Elbasan, qytetarët

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë e CNA.al, nga një qytetar i Elbasanit, i cili jep alarmin për rritjen e ndjeshme të rasteve të grabitjeve dhe vjedhjeve në këtë qytet dhe nënshtrimin e policisë së këtij qarku ndaj këtij fenomeni.

Sipas denoncimit, një valë vjedhjesh dhe grabitjesh kanë përfshirë qytetin e Elbasanit. Në 4 ditët e fundit janë vjedhur dhe grabitur naten dhe diten mbi 30 dyqane dhe biznese duke rritur ndjeshëm friken dhe pasigurinë tek qytetarët.

Gjithashtu, qytetari thekson se ?Policia e Elbasanit pothuajse është nënshtruar nga krimi i rrugës, ndërkohë që forca e saj goditëse dhe zbuluese është në nivele mjerane.?

Ndër të tjera, bëhet e ditur se kjo situatë e rënduar e klimës së terrorit ndaj bizneseve ka ardhur në një kohë kur qeveria ka rritur ndjeshëm taksat ndaj tyre.

Pronarë lokalesh në qendër dhe lagjet periferike shprehen se ?po grabitemi diten me diell dhe naten me hënë. Policia as vepron dhe as na ndihmon, përkundrazi na zhvat edhe më tepër. Asnjë grabitje dhe vjedhje e zbuluar, asnjë autor i arrestuar. Kjo është Policia që duam o Zoti Rama?.

Qytetari shprehet se situata më e fundit e krimit të rrugës në Elbasan ka rritur ndjeshëm frikën edhe te qytetarët, të cilët po e krahasojnë këtë periudhë me vitin 1997.

Ndërkohë, sipas tij policia në Elbasan ndodhet në ditët e saj më të vështira, jo vetëm për mungesë profesionalizmi por edhe për rritje të rasteve të denoncimeve nga qytetarë dhe biznesmenë ndaj uniformave blu për lidhjet e tyre me element kriminalë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga