Plaçkitja “legale” e nxënësve të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog dhe Clown-i i Shkollës! – CNA
Connect with us

Blogu

Plaçkitja “legale” e nxënësve të Gjimnazit “Haxhi Zeka” në Istog dhe Clown-i i Shkollës!

Publikuar

-

Në pamundësi që t’i mbajnë nxënësit e tyre nën kontroll duke iu bërë më të dashur mësimin sesa dhunën, Drejtorati për Arsim dhe Drejtoria e kësaj Shkolle, angazhon sigurim për objektin shkollorë dhe pagesën e bënë me anë të vjeljes së taksave nga nxënësit, nga 5 euro në vit për secilin nxënës!

Nëse do të ndaleshin vjedhja e buxhetit të Komunës dhe drekat e darkat të barkmëdhenjve të pushtetit komunal, nuk do të ishte e nevojshme vjelja e kësaj takse nga nxënësit, por do të paguhej nga arka komunale sigurimi i Shkollës.
Ja që po e zëmë si të arsyeshme këtë gjë, por athua, cilat janë rezultatet e angazhimit të kësaj Kompanie të sigurimit? A po ka efekt prania e një rojtari në Oborrin e shkollës, apo jo? A janë ndalë problemet ndërmjet nxënësve? Rezultati është barabartë me zero!

Me datën 26 janar 2018 në media u raportua se në Gjimnazin “Haxhi Zeka”, është fotografuar një i ri duke thithur marihuanë! Fotografia që tregonte për të riun istogas duke bërë këtë gjë u bë virale në mediat e shkruara dhe në TV, por ajo punë u hesht dhe askush nuk u sanksionua apo nuk u dënua për këtë gjë! Qytetarët e Istogut kanë kohë që ankohen, se pse askush nuk ndërmerr diçka në lidhje me ndalimin e marihuanës në Objektet e shkollave të mesme në Istog. Për më keq, kjo gjë bëhet edhe më shqetësuese kur vet nxënësit e pranojnë që shumica nga ta të paktën një herë e kanë provuar tymosjen e mariuhanës!
Pastaj, me datën 1 shkurt 2018 një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar, e kanë rrahur një nxënës tjetër 18 vjeçar në Oborrin e Gjimnazit “Haxhi Zeka”, duke i shkaktuar plagë në kokë! Viktima është trajtuar në Spitalin e Qytetit, ndërsa dy sulmuesit janë marrë nga Policia e Istogut.

Këto janë vetëm dy raste më të freskëta që kanë ndodhë, sepse probleme dhe zënka të tilla, janë të zakonshme në këtë Shkollë, si me sigurim të objektit ashtu edhe pa te, kanë ndodhur rrahje dhe probleme mes nxënësve, ku disa edhe kanë përfunduar me plagë të rënda në Spital.
E gjithë kjo vjen si rezultat i paaftësisë për menaxhim të Drejtorit të Gjimnazit “Haxhi Zeka” Ibrahim Bytyçi, i cili për interesa të tij personale, nuk i intereson as suksesi dhe as shëndeti i nxënësve të Shkollës të cilën ai e drejton dhe është shndërruar në një Clown për nxënësit e kësaj Shkolle, ku asnjë nxënës nuk flet fjalë të mira për te. Në vend që t’u mundësoj nxënësve aktivitete të lira dhe dobiprurëse për nxënësit, ai lejon që pos tjerash në Shkollë të ketë edhe diler droge dhe përdorim të saj! Taksa të cilën e vjel ky Drejtor nga nxënësit, është dëshmia më konkrete se nxënësit plaçkiten nga Drejtorati për Arsim dhe vet Drejtori i Gjimnazit “Haxhi Zeka”, kjo lejohet nga Komuna dhe pushteti lokal, sepse është vegël e pushtetit dhe i duhet ta ketë si shtyllë mbështetëse.

Si përfundim, duke parë se rezultatet janë të pakta, të mos themi që nuk ka efekt fare prania e sigurimit në Oborrin e Gjimnazit Haxhi Zeka, atëherë, pse duhet obliguar nxënësit që ti paguajnë nga 5€ në vit për ta paguar dikë që askujt nuk i hyn në punë!? Kjo si duket i konvenon dikujt, se dikush po përfiton nga xhepi i nxënësve të kësaj Shkolle, se dy palë si duket kanë lidhë ujdi për përfitime personale!
Se kjo është plaçkitje e hapur, tashmë edhe po faktohet nga mosefikasiteti i pranisë së sigurimit në Oborrin e këtij Gjimnazi, por a do të vazhdoj ky avaz pafytyrësie të hapur, nuk e dimë dhe mbetet të shihet.

Sali Kabashi – Historian

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Studimi i frikshëm/ Rikthimi i sëmundjeve seksuale, me pasoja shkatërruese

Publikuar

-

By

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme po fitojnë terren sërish në vendet e zhvilluara, pas një tkurrjeje prej dekadash. Pasojat mund të jenë shkatërruese. P.sh., sifilizi bëhet shkak për 200 000 raste të lindjes së fëmijëve të vdekur në vit në shkallë globale dhe me kalimin e viteve mund të çojë në verbëri, demencë apo paralizë.

Sikurse publikon Bloomberg rikthimi i këtyre sëmundjeve është rezultat i shumë faktorëve përfshirë përdorimin e papërshtatshëm të profilaktikëve dhe abuzimin me drogërat rekreative. Njëkohësisht, sëmundje të rënda seksualisht të transmetueshme si gonorreja dhe shigeloza po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar, për shkak të rritjes së rezistencës ndaj antibiotikëve.

Në SHBA, rastet e klamidias, gonorresë dhe sifilizit – tre nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme – u rritën me më shumë se 200 000 në 2017-n, duke arritur rekordin prej pothuajse 2.3 milionë. Rastet e sifilizit gjithashtu janë dyfishuar në 31.4 raste për 100 000 njerëz në vitin 2017, nga 15.9 për 100 000 që ishin në vitin 2012.

Trend rritës kanë shënuar edhe vende të tilla si Franca, Belgjika, Irlanda dhe Britania e Madhe. Në Australi, rastet e raportuara të gonorresë u rritën 63 për qind nga viti 2012 në 2016, ndërsa u gjashtëfishuan në Francë dhe gati u pesëfishuan në Danimarkë nga viti 2007 deri në vitin 2016.

Shkaqet e rritjes

Në vendet e zhvilluara, sifilizi është përhapur nga grupet me rrezik të lartë (gei dhe biseksualë) deri te komuniteti si i tërë. Në SHBA, rastet te femrat u rritën me 156% nga viti 2013 në vitin 2017. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e shpjegon këtë rritje me një rritje të përdorimit të drogërave si metamfetamina apo heroina, që lehtësojnë angazhimin në raporte seksuale të pambrojtura.

Praktika të ngjashme në Europë, që njihen si “party and play”, kanë shtuar ato që konsiderohen sjellje të rrezikshme, sidomos në grupet e meshkujve homoseksualë. Një shkak tjetër është ulja e përdorimit të prezervativëve.

Ashtu, edhe shtimi i udhëtimeve ndërkombëtare dhe rritja e emigracionit i kanë bërë këto sëmundje të përhapen më shumë. Organizata Botërore e Shëndetësisë sheh si grupet më të rrezikuara punonjëset e seksit, përdoruesit e drogës, meshkujt gei dhe femrat transgjinore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Varfërimi i  Afrikës/ Italia akuza të rënda Francës

Publikuar

-

By

Qindra refugjatë humbën jetën në Detin Mesdhe gjatë ditëve të fundit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, argumenti është vetëm një tregues i ndasive të thella që pritet të karakterizojnë kontinentin gjatë zgjedhjeve evropiane të muajit maj.

Marrëdhëniet e ftohta mes Parisit dhe Romës janë keqësuar më tej. Franca thirri ambasadorin italian për t’i kërkuar shpjegime rreth komenteve të bëra të djelën nga zëvendës kryeministri italian.

“Nëse kemi ende njerëz sot që largohen nga Afrika, kjo është për shkak të disa vendeve evropiane, e para Franca, e cila nuk e çoi deri në fund kolonizimin e Afrikës”, deklaroi zoti Di Maio.

Zoti Di Maio akuzoi Francën se varfëroi 14 vende afrikane që përdorin monedhën CFA, frangun e garantuar nga Thesari Francez, duke detyruar njerëzit të zhvendosen drejt Evropës.

“Ka debate mes ekonomistëve për përfitimin real nga frangu CFA. Megjithatë, kritikat e zotit Di Maio nuk qëndrojnë, për dy arsye. Të dhënat tregojnë se emigrantët nuk janë nga vendet që përdorin këtë monedhë. Dhe sidoqoftë, në vendet e varfëra, emigracioni ka realisht kuota më të ulëta”, thotë Luigi Scazzieri, i Qendrës për Reformimin Evropian.

Mosmarrëveshja franko-italiane pasoi mbytjen e qindra emigrantëve pranë brigjeve të Libisë gjatë ditëve të fundit. Vdekjet rikthyen vëmendjen ndaj vendimit të Italisë për të ndalur operacionet e kërkimit-shpëtimit në Mesdhe, si dhe tek dështimi e BE-së për të ndarë kuotat e refugjatëve që mbërrijnë.

“Italia kërkon që Franca të marrë të paktën një pjesë të emigrantëve që mbërrijnë në brigjet e saj. Kanë gjithashtu mosmarrëveshje për Libinë, ku Italia dhe Franca mbështesin palë të ndryshme në luftën civile libiane”, thotë zoti Scazzieri.

Presidenti Macron nuk është përgjigjur drejtpërsëdrejti. Ai u përpoq të rigjallërojë tempin e BE-së nëpërmjet një traktati të ri franko-gjerman, të nënshkruar të martën në qytetin kufitar Aachen.

“Euroskeptikët, nacionalistët, përfitojnë nga frika e popullit evropian dhe thonë se ‘Përgjigja ndaj frikës tuaj është nacionalizmi’. Ne nuk e besojmë këtë gjë”, deklaroi zoti Macron.

Përplasja është vetëm një tregues i asaj që po vjen, ndërsa forcat populiste, si lëvizjet “5 Yjet” dhe “La Liga” në Itali po i hyjnë betejës me pro-evropianët.

“Janë krijuar këto premisa të kundërta, ku Italia përfaqëson populistët dhe Macron përfaqëson evropianistët. Dhe u shërben të dyja palëve që të kenë tjetrën për të treguar me gisht. Kjo është edhe më e rëndësishme pasi po afrojnë zgjedhjet për Parlamentin Evropian”, thotë zoti Scazzieri.

Fushatat zgjedhore pritet të jenë të ashpra, ndërsa në epiqendër të debatit për të ardhmen e Evropës gjendet emigracioni./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndotja e ajrit/ OBSH jep alarmin për fëmijët

Publikuar

-

By

Organizata Botërore të Shëndetësisë ka dhënë alarmin për ndotjen e ajrit.

Sipas një raporti publikuar nga OBSH ndotja e ajrit shkakton çdo vit vdekjen e rreth 600 000 fëmijëve nën 15 vjeç për shkak të infeksioneve të rënda në rrugët e frymëmarrjes.

“Ndotja e ajrit është duhani i ri”, – tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, në selinë e organizatës që është duke organizuar nga

Po sipas këtij raporti tregohet se 1,8 miliardë fëmijë, thithin ajër aq të ndotur sa që vendos në rrezik të rëndë shëndetin dhe zhvillimin e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Trending

Read previous post:
Haradinaj fillon përgatitjet për shënjimin e kufirit në tërë Kosovën

Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit. Shefi i Qeverisë ka bërë...

Close