LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Andi BUSHATI/ Refuzojeni atë taksë, jo si kosovarë, por si qytetarë

28 Mars 2018, 15:42, Aktualitet CNA
Nga Andi BUSHATI/ Refuzojeni atë taksë, jo si kosovarë, por si

Vendimi i Edi Ramës për të goditur me një nga taksat më të larta të rajonit udhëtarët e Rrugës së Kombit, është një akt i pastër imoral. Jo vetëm për faktin që ashtu sikurse pretendon gjithkush, ai ngre një mur të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm për debatin zhurmëmadh të prishtinalive të etur për det. Jo vetëm për protestën e shoferëve të mauneve që u rritet ndjeshmëm çmimi i mallrave që transportojnë në të dyja anët.

Ai është një akt i pastër talljeje me gjithë qytetarët shqiptarë.

Sidomos i tillë është argumenti që po përmendet gjithnjë e më shpesh nën tryezë, se Rilindja trashëgoi nga Berisha një ?rrugë pa rrugë?, me ura të papërfunduara dhe me korsi të shqyera dhe prandaj duhet të paguajnë qytetarët që ajo të bëhet me standarde perëndimore.

Për mangësitë e rrugës nuk ka dyshim: është një gjë që e ka parë gjithkush.

Po ashtu, gjithkush ka dëgjuar, për një dekadë me radhë retorikën socialiste për 230 milionë dollarët që u vodhën nga dyshja Berisha ? Basha për ndërtimin e kësaj vepre.

Sa herë në këto vite na janë shurdhuar veshët duke folur për vjedhjen e shekullit, për Lulzim Bashën që e mbylli këtë proces me procedurë, për paratë që përfunduan për lobim në SHBA, apo te miku turk i Berishës, pronari miliarder i Enkës.

Pra, gjatë gjithë periudhës së qeverisë së shkuar, por edhe sot në pushtet, sa herë kanë nevojë, Rama dhe socialistët i mbahen së njëjtës tezë: autostrada e kombit mbeti si ?rrugë pa rrugë? sepse ajo ra pre e një kusarie kolosale.

Ata vazhdojnë t?i qëndrojnë kësaj ideje edhe tani që kanë pesë vite në pushtet, që kanë kryer reformën në drejtësi dhe që kanë rrëmbyer prokuroren e tyre.

Por, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga fakti se e pranojnë se qytetarët qenkëshin vjedhur njëherë, ata kanë arritur në përfundimin se ata duhet të paguajnë sërish.

Dhe pikërisht këtu qëndron imoraliteti skandaloz i kësaj takse të lartë. Sepse përveçse i rëndë ekonomikisht dhe i papërligjur rajonalisht, ai sanksionon një parim pervers: sa herë që vjedhin pushtetarët, duhet të rifusin dorën në xhep qytetarët.

Prandaj ky çmim skandaloz ( 10 euro vajtje-ardhje) duhet kundërshtuar. Sepse nëse e pranojmë sot parimin e vjedhjes së dyfishtë, kjo hisori nuk do të ndalojë më kurrë. Nëse kryeministri po u thotë sot shqiptarëve, paguani sërish për rrugën se i?u vodhi Berisha, ai që do t?a zëvendësojë atë nesër, nuk do të ketë më frikë të përdorë të njëjtën llogjikë: shkundni xhepat për check-up, diazlizën, dhe analizat laboratorike se paratë e koncesioneve të para i përpiu Edi Rama.

Prandaj kjo taksë imorale nuk duhet refuzuar as si kosovar dhe as si kuksian, as si shofer dhe as si pasagjer, as si tregtar mallrash dhe as si konsumator, por thjesht si qytetar që nuk do të nëpërkëmbet.

Lajmet e fundit nga