LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LGBTI “pushton” parlamentin

28 Mars 2018, 07:46, Aktualitet CNA
LGBTI “pushton” parlamentin

Pas debateve të shumta dhe reagimeve nga opinioni publik për fushatën e komunitetit të LGBTI në gjimnazet e Tiranës, kjo fushatë ka ndaluar, por megjithatë ky komunitet hedh një tjetër hap, duke ?pushtuar parlamentin?.

Organizatat LGBTI në Shqipëri, organizojnë Forumin e Shoqërisë Civile për personat LGBTI.

Në një njoftim për mediat, thuhet se takimi do të zhvillimet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, salla kati IV, ditën e premte, datë 6 Prill 2018, ora 09:30-13:30.

Gjithashtu thuhet se pjesëmarrës në këtë  forum do të jenë deputetetë, përfaqësues të partive politike, personat e intervistuar dhe që kanë qënë pjesë e studimit, përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues diplomatikë dhe të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të programit te përbashkët të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian “Struktura Horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë“, veprimi  parandalimi dhe mbrojtja nga diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor në Shqipëri, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  Open Mind Spectrum Albania (OMSA), Instituti Victory ne Ëashington D.C.  dhe organizatat LGBTI në Shqipëri, organizojnë Forumin e Shoqërisë Civile për personat LGBTI.

Pas përfundimit të hulumtimit “Pjesëmarrja politike e personave LGBTI në Shqipëri”, në të cilin kanë marrë pjesë partitë politike shqiptare, forumet rinore dhe shoqëria civile, në forum do të bëhet prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të këtij studimi.

Pjesëmarrës në këtë  forum do të jenë deputetetë, përfaqësues të partive politike, personat e intervistuar dhe që kanë qënë pjesë e studimit, përfaqësues dhe aktivistë të shoqërisë civile, përfaqësues diplomatikë dhe të institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

Në këtë forum na nderojmë me pjesëmarrjen dhe do të përshëndesin Znj. Vasilika Hysi, Zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre e Shqipërisë (TBC), Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (TBC), Z. Claus Neukirch, Përfaqësues Resident i Këshillit të Evropës,  Z. Donald Lu, Ambasadori i SHBA në Shqipëri (TBC), përfaqësues të Parlamentit europian Z. Danile Viotti, bashkë ? President i Intergrupit për të drejtat LGBTI në Parlamentin Europian, Z. Jose A. Santoro Estevez, Partia e Socialistëve Europian (PES) Këshilltar LGBTI.

Duke vlerësuar rolin e parlamentarëve në hartimin dhe monitorimin e politikave dhe në parandalimin e diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI,  ju ftojmë të bashkëbisedojmë së bashku në këtë forum. Ne do të vlerësonim mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë fushë. Forumi do të hapë për herë të parë një dialog më të gjerë midis politikanëve dhe komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Takimi do të zhvillimet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, salla kati IV, ditën e premte, datë 6 Prill 2018, ora 09:30-13:30.

Ju lutem, gjeni të bashkangjitur ftesën dhe axhendën e aktivitetit.

Ju lutemi, për shkak se aktiviteti zhvillohet në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, në bazë të rregullave të protokollit, duhet konfirmimi juaj sa me shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të dërgohet lista emërore në selinë e Kuvendit.

Lajmet e fundit nga