LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i diplomatit rus/ Zaev: Nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet me Moskën

28 Mars 2018, 18:07, Aktualitet CNA
Dëbimi i diplomatit rus/ Zaev: Nuk duhet të ndikojë në

Kryeministri Zoran Zaev nëpërmjet një konferencën për shtyp e konfirmoi informatën e dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov lidhur me dëbimin e diplomatit rus për shkak të, siç tha, ekzistimit të dyshimeve serioze gjegjësisht dëshmive të mbështetura me dokumentacion dhe në pajtueshmëri me procedura diplomatike dhe se në këtë rast është vepruar në pajtueshmëri me Konventën e Vjenës dhe ligjeve vendore.

?Gjithsesi se paraprakisht përmes MPJ-së e kontaktuam edhe presidentin Ivanov. Ai ka qëndrim të tij, por ne e respektuam edhe këtë procedurë para se ta marrim vendimin?, tha Zaev.

I pyetur se nëse ekziston rrezik për prishje të marrëdhënieve me Rusinë, ai tha se nuk do të duhet që kjo të ndodhë.

?Qëndrimet zyrtare të personaliteteve të larta ruse nga Federata Ruse janë se ligjet duhet të respektohen edhe shërbimet të cilët punojnë kudo, ata para së gjithash janë përfaqësues të autorizuar, gjegjësisht përfaqësues të akredituar diplomatik, rusët tanë këtu dhe kudo në botë duhet t?i respektojnë konventat e Vjenës, gjegjësisht atë që do të thotë obligim që vetë vendet e kanë pranuar, ndërsa gjithsesi se edhe ligjet e vendeve amë?, tha Zaev.

Lajmet e fundit nga